Sonte në ora 19:00 hapet ekspozita «Denied» në Galerinë Qahili

Sonte në Galerinë Qahili 11 artistë shfaqin veprat e tyre artistike në ekspozitën «Denied», e cila hapet nga ora 19:00.




Mohimi për lëvizjen e lirë dhe aq më tepër ikjet në mënyrë ilegale të popullit të Kosovës ka shtyrë kuratoren e kësaj ekspozite, Majlinda Kelmendi që të krijojë këtë ekspozitë konceptuale me titullin «Denied-Mohimi».

«Denied/Mohimi» është zgjedhur pikërisht për shkak të mohimit apo refuzimit për lëvizjen e lirë dhe aq më tepër ikjet ilegale që bënë njerëzit të marrin rreziqe të mëdha që u kanosen», është shprehur Kelmendi për Koha.net.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Agim Sulaj, Arbana Hajredinaj, Burim Myftiu, Burim Gashi, Gent Hamiti, Ilir Kaso, Saranda Lahu, Lulzim Ramushi, Shyqri Gjurkaj, Suad Rama dhe Thelleza Shtitarica.