Sonte ekspozita «Apparitions: The Marble Cave of Gadime»

Njëra nga monumentet më të rëndësishme të natyrës shqiptare, Shpella e Gadimes do të jetë e nikoqire e ekspozitës «Apparitions: The Marble Cave of Gadime», në të cilën do të ekspozohen vepra artistike si skulptura, efekte zanore, video dhe efekte tjera artistike të dritave.




Në ekspozitën që hapet sonte nga ora 18:00, punimet e tyre do t’i ekspozojnë nëntë artistë, kryesisht nga Evropa Perëndimore, por në mesin e tyre janë edhe dy shqiptarë, transmeton Koha.net.

Artistët që do t’i ekspozojnë punimet e tyre janë: Bekim Retkoceri, Annabel Pettigreë, Joanne Neëman, Annelie Faëke, Jamie Alexander Crawford, Jojo Hynes, Rich Leppard, Bekim Mala dhe Ox Art.

Ekspozita do të jetë e hapur edhe nesër nga ora 13 deri në orën 18.