SonntagsZeitung: «Nga studiot e sporteve luftarake në luftën e shenjtë»




Islamistë si tai-boksieri Valdet Gashi joshin djem të rinjë në qendra fitnesi dhe i përgadisin ata për në xhihad.

Nga Daniel GLAUS, Antoine HARARI, Oliver ZIHLMANN

Winterthur

Një ish objekt fabrike në një lagje periferike të Wintethur-it: Në njërën anë të murit një shkallë betoni të shpie në qilar – podrum. Këtu kanë ushtruar rekrutët e xhihadit. Taiboks sipas regullave të profetit, që shkurt njihet si «MMA Sunna».

Korridori i gjatë ndriçohet nga një dritë e bardhë neoni, muret janë të ilustruara me grafiti. Në kthinat e fundme të katit nën dhe gjindet lokali i trajnimit. Dera e rëndë qëndron hapur, ushton muzika hip-hop. Mbrenda: Në tokë qylima të kuq, në çengelë varen thasë boksi, mbrapa – ringu i boksit. Pas një muri lesonitash, dy të rinj po bëhen gati për duel. Dy vajza po nxehen me kërcime në litar. Ato mbajnë pantallona të shkurtëra – këtu ashiqare nuk kanë punë islamistët. Ata sot janë në fushëbetejë në Siri. Njëri që është stërvitur këtu, është i vdekur. Të rinjtë e Wintherturit e kanë djekur trajnerin e tyre të tai-boksit, Valdet Gashi. Ai i është bashkuar Shtetit Islamik, sikurse ka raportuar emisioni televiziv zviceran ‹Rundshau›.

Myslimanë të dhunshëm, të cilët përmes sportit luftarak dhe fitnesit po përgaditen për luftë – ky është një fenomen i panjohur deri më tani në Zvicër. Por hulumtimet tregojnë që në disa studio sportive po radikalizohen të rinjtë. Eksperti i Islamit, Lorenzo Vidino, në autorizim të Shkollës së Lartë Politeknike të Cyrihut – ETH – i ka studiuar skenat radikale në Zvicër. Ai thotë: ‹Radikalizimi përmes qendrave të fitnesit është një model i njohur. Kjo dihet nga vende të tjera europiane dhe po ndodh edhe në Zvicër.›

Vidino sot e udhëheq Programin Kundër Ekstremizmit të Universitetit George Washington në Washington D. C.: ‹Ka edhe grupe që ecin dhe luajnë paintboll›, thotë ai. Tani frik në Spanjë është zbuluar një celulë terrori. Anëtarët e saj ishin mbyllur bashkërisht në një klub.

Xhamitë kanë pjesërisht hapsirat e veta për ushtrime fizike. Kështu për shembull ajo Arrahma e Winterthurit, ku frekuentonte dikur një i dyshuar i një celule të ISIS-it. Të shumtën e herave pikëtakimet janë studio të vogla dhe të lira të fitnesit. Përkrah përgatitjes për luftë, këto vende shërbejnë si një rezervuar i të rinjëve – shpresave. Këtu islamistët mund t’u qasen të rinjëve në një ambient të lirë. Kështu xhihadistët e Winterthur-it rreth tai-bokserit Gashi nuk janë stërvistur vetëm në kolalet në qilar, por ishin edhe anëtarë të një studioje fitnesi në qytet. Aty ata ushtronin forcën dhe kondicionin. Xhihadisti Hajan trupin e tij të zhvilluar e kishte ekspozuar edhe në Facebook.

Edhe në qytete të tjera zvicerane ka qendra fitnesi që frkuentohen nga djem të rinj me mjekër. Në Basel, xhihadistë të rinj për vite të tëra e kanë pasur studjon e tyre. Nga jashtë atë e kanë prezentuar atë si një qendër për gra. Një anëtar i mëparshëm ai saj tregon se kjo kishte qenë një maskë. Ai nuk ka parë kurrë ndonjë grua aty, por vetëm ‹vëllezër›. Fqinjën konfirmojnë që aty kanë hyrë dhe dalë para së gjithash burra. Studioja për momentin duket të jetë mbyllur. Një afishe në derë shpie te gjurmët e administratorëve. Njëri prej tyre është anëtar i kryesisë së një çerdheje myslimane fëmijësh. Ish ushëheqësi i saj e ka ndjekur deri në Gjykatën Federale një procedurë gjyqësore, sepse nuk dëshironte t’i dërgonte vajzat e tij në lëndën e notit. Emri tjetër në afishe është i një burri, i cili organizon shpërndarjen e Kuranit në të gjithë Zvicrën.Islamistë si tai-boksieri Valdet Gashi joshin djem të rinjë në qendra fitnesi dhe i përgadisin ata për në xhihad.

Nga Daniel GLAUS, Antoine HARARI, Oliver ZIHLMANN

Winterthur

Një ish objekt fabrike në një lagje periferike të Wintethur-it: Në njërën anë të murit një shkallë betoni të shpie në qilar – podrum. Këtu kanë ushtruar rekrutët e xhihadit. Taiboks sipas regullave të profetit, që shkurt njihet si «MMA Sunna».

Korridori i gjatë ndriçohet nga një dritë e bardhë neoni, muret janë të ilustruara me grafiti. Në kthinat e fundme të katit nën dhe gjindet lokali i trajnimit. Dera e rëndë qëndron hapur, ushton muzika hip-hop. Mbrenda: Në tokë qylima të kuq, në çengelë varen thasë boksi, mbrapa – ringu i boksit. Pas një muri lesonitash, dy të rinj po bëhen gati për duel. Dy vajza po nxehen me kërcime në litar. Ato mbajnë pantallona të shkurtëra – këtu ashiqare nuk kanë punë islamistët. Ata sot janë në fushëbetejë në Siri. Njëri që është stërvitur këtu, është i vdekur. Të rinjtë e Wintherturit e kanë djekur trajnerin e tyre të tai-boksit, Valdet Gashi. Ai i është bashkuar Shtetit Islamik, sikurse ka raportuar emisioni televiziv zviceran ‹Rundshau›.

Myslimanë të dhunshëm, të cilët përmes sportit luftarak dhe fitnesit po përgaditen për luftë – ky është një fenomen i panjohur deri më tani në Zvicër. Por hulumtimet tregojnë që në disa studio sportive po radikalizohen të rinjtë. Eksperti i Islamit, Lorenzo Vidino, në autorizim të Shkollës së Lartë Politeknike të Cyrihut – ETH – i ka studiuar skenat radikale në Zvicër. Ai thotë: ‹Radikalizimi përmes qendrave të fitnesit është një model i njohur. Kjo dihet nga vende të tjera europiane dhe po ndodh edhe në Zvicër.›

Vidino sot e udhëheq Programin Kundër Ekstremizmit të Universitetit George Washington në Washington D. C.: ‹Ka edhe grupe që ecin dhe luajnë paintboll›, thotë ai. Tani frik në Spanjë është zbuluar një celulë terrori. Anëtarët e saj ishin mbyllur bashkërisht në një klub.

Xhamitë kanë pjesërisht hapsirat e veta për ushtrime fizike. Kështu për shembull ajo Arrahma e Winterthurit, ku frekuentonte dikur një i dyshuar i një celule të ISIS-it. Të shumtën e herave pikëtakimet janë studio të vogla dhe të lira të fitnesit. Përkrah përgatitjes për luftë, këto vende shërbejnë si një rezervuar i të rinjëve – shpresave. Këtu islamistët mund t’u qasen të rinjëve në një ambient të lirë. Kështu xhihadistët e Winterthur-it rreth tai-bokserit Gashi nuk janë stërvistur vetëm në kolalet në qilar, por ishin edhe anëtarë të një studioje fitnesi në qytet. Aty ata ushtronin forcën dhe kondicionin. Xhihadisti Hajan trupin e tij të zhvilluar e kishte ekspozuar edhe në Facebook.

Edhe në qytete të tjera zvicerane ka qendra fitnesi që frkuentohen nga djem të rinj me mjekër. Në Basel, xhihadistë të rinj për vite të tëra e kanë pasur studjon e tyre. Nga jashtë atë e kanë prezentuar atë si një qendër për gra. Një anëtar i mëparshëm ai saj tregon se kjo kishte qenë një maskë. Ai nuk ka parë kurrë ndonjë grua aty, por vetëm ‹vëllezër›. Fqinjën konfirmojnë që aty kanë hyrë dhe dalë para së gjithash burra. Studioja për momentin duket të jetë mbyllur. Një afishe në derë shpie te gjurmët e administratorëve. Njëri prej tyre është anëtar i kryesisë së një çerdheje myslimane fëmijësh. Ish ushëheqësi i saj e ka ndjekur deri në Gjykatën Federale një procedurë gjyqësore, sepse nuk dëshironte t’i dërgonte vajzat e tij në lëndën e notit. Emri tjetër në afishe është i një burri, i cili organizon shpërndarjen e Kuranit në të gjithë Zvicrën.