Soneti 107




As frikërat e mia, as fryma profetike
E botës – ënd’rrimtare për ditën që agon,
S’e kontrollojn’ dot dashurinë time magjike,
Që fundin e trishtë po ia parathonë.
Hëna vdektare, me eklipsin e saj përballet,
Pasigurt kan’ një bindje të palëkundur,
Orakulli, me parashikimin e vet tallet,
Dhe paqja, degën e ullirit ka shkundur.
Në rrjedhën e shpejtë të kësaj kohe – çudi,
Më rinon dashuria, vdekja më përulet;
Sepse në këto vargje unë përjetë do rri;
Ndërsa ajo rrëmben njerëzit, kafshët, lulet...
E dashur, këtu do të gjesh monumentin tënd,
Kur bota për varre tiranësh s’do të ketë më vend.

E përktheu: Rudi BOBRATI