Sonet

Foto: Shutterstock



Edhe sikur të zvarriteshe prej atje, këtu, dëgjon?
Edhe sikur të më luteshe, «a mund të futem?»;
Edhe sikur të bije i dërrmuar para derës sime,
Dhe të përgjëroheshe për një mundësi të dytë,
E të qaje (po flas qartë, por s’di a më kupton),
E të gjeje një mijë sinonime për fjalën «të lutem»,
A dhjetë mijë për, «më fal», thënë plot pikëllime;
Do të të injoroja me krenari, pa m’u dridhur sytë;
Çdo përçapje tënden, do ta pritja indiferente.
Edhe po të betoheshe për besnikëri deri në fund.
Edhe po ta kishe me tërë mend. Por ç’do të vlente
E gjithë kjo, kur një zë më pëshpërit nën hundë,
«Po sikur, ai të mos i bënte këto?»; (veten kot gënjeva),
«Por thjesht të ngërdheshej e të thoshte, «u ktheva»»?

Përktheu Rudi Bobrati