Skiatorja e njohur zvicerane Lara Gut dashurohet në Valon Behramin

Lara Gut është ylli i sporteve dimërore të Zvicrës – dhe tani e tutje e dashura e Valon Behramit.

Lara Gut. Foto: laragut.ch



Në fund të shkurtit futbollisti Valon Behrami njoftoi përmes Twitterit se pas 12 vitesh ishte ndarë nga partnerja e tij. «Deklaroj se i kam dhënë fund lidhjes emocionale me Elena Bonzani. Ju lus për mirëkuptim se nuk do të japë shpjegime të tjera. Ju lus për respekt maksimal ndaj kësaj lutjeje dhe shpresoj shumë se nuk do të qarkullojnë spekulime jo të mira rreth situatës sonë», shkroi Behrami, njëri prej lojtarëve veteranë të ekipit kombëtar të futbollit të Zvicrës. Valon Behrami dhe italiania Elena Bonzani janë prindër të dy vajzave: Sofia (9 vjeçare) dhe Isabel (12 muaj).

NDALOHET RIBOTIMI NGA MEDIA TË TJERA

Të dielën skiatorja e njohur zvicerane Lara Gut njoftoi përmes Facebookut se i dashuri i saj i ri quhet – Valon Behrami. «Valoni është gjëja më e bukur që ka mundur të më ndodhë», shkroi ajo. Mediat zvicerane njoftuan për një «çift ëndrrash». Në një postim të gjatë dhe emocional në Facebook Lara Gut shkruan: «Viteve të fundit shpesh kam pasur përshtypjen se diçka me mungon. Përherë kam menduar se ka të bëjë diçka me botën e sportit me ski. Këtë dimër zbulova se cili është elementi që më mungon. Nuk kishte të bënte me sport: quhet dashuri». Më tutje Lara Gut nënvizon: «Me Valonin kam përjetuar forcën që ke kur je çift dhe kur ke pranë një person, që të merr për dore dhe kurrë s’të lë vetëm». Behrami ende nuk ka folur për lidhjen e tij të re.

NDALOHET RIBOTIMI NGA MEDIA TË TJERA

Lara Gut dhe Valon Behrami janë me origjinë nga kantoni i Tiçinos. Behrami, i lindur në Mitrovicë, aktualisht luan për Udine në ligën italiane dhe është duke u përgatitur për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi. Lara Gut sapo ka përfunduar sezonin e skive. Gjatë karrierës së tij Behrami ka lozur për Lazio Rom, pastaj në Londër, në Firencë, në Napoli, në Hamburg dhe Watford. Lara Gut, e lindur më 1991, deri më tani ka fituar pesë medalje në Kampionatet Botërore (tri të argjendta dhe dy bronz) dhe një medalje bronzi në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014. Mediat zvicerane e përshkruajnë si njërin prej talenteve më të mëdhenj të skive në dekadat e fundit. (dp)