S’ka ryshfet – s’ka leje

Për shkak se një ndërmarrës gjerman i logjistikës nuk pranon ntë paguajë ryshfet, skelen e tij e kanë zënë punëtorët e një firme tjetër. Pikante: Shqipëria dëshiron të bëhet vend kandidat i UE-së, ndërsa muajin e ardhshëm vendin e viziton kancelarja gjermane Merkel.

Skena të papara zhvillohen në portin shqiptar të Durrësit. Video me celular tregojnë se si duzina burrash me veshje pune ngjiten në kodrat e mineralit. 50 burra, gjithsej, janë renditur në majë dhe qëndrojnë me orë të tëra aty. Një maqinë e rëndë, «Stapler», merr hov në drejtim të njërës prej këtyre majave dhe i ngjitet përpjetë kodrës së gurtë. Punëtorëve të ndërmarrjes gjermane të logjistikës EMS-Fehn, i cili operon në atë areal, nuk u mbetet tjetër vetëm se ta fiksojnë skenën me celularët e tyre. Ata e kanë të qartë: Punishtja e tyre po uzurpohet.

Pushtuesi është një firmë konkurrente e grupit EMS-Fehn nga Leer-i i Niedersachsen-it. Drejtorin e e firmës, Manfred Müller, skenat e lënë pa fjalë. «Kjo është një provë eklatante për ta rrëmbyer një ndërmarrje, e cila u përmbahet me përpikmëri të gjitha ligjeve shqiptare», nevrikoset ai. Ai supozon: Për shkak se firma e tij nuk dëshiron të paguaj më ryshfet, turren autoritetet e portit dhe konkurrentët në sheshin e tij kryesor të punës.

EMS-Fehn është një shërbyes special transporti, cili bart mallëra të rëndë a të ndishëm me kamion, aeroplan dhe anije nga pika A në B. Së fundmi, për shembull, ai ka transportuar transormatorë të një centrali nga Gjermania në Turqi. Për shkak se malli në kësi rastesh shpesh duhet të bartet nga anija në kamionë, firma mori me qira tre sheshe në terminalin lindor të portit të Durrësit.

Por, prej disa muajsh autoritetet shtetërore janë duke i penguar punëtorët e saj në mënyrë sistematike, rrëfen Müller: Kështu drejtori i autoritetit të portit ka caktuar disa herë ndalim paketimi dhe ngarkimi. Javën e kaluar autoriteti e kishte ndërprerë shkarkimin e vagonëve të hekurit në terminalin e firmës logjistikës. Ndërsa të mërkurën sheshit të EMS-Fehn-it iu sulën punëtorët e konkurrentëve. Njëkohësisht drejtori i autoritetit të portit u kishte prezentuar një urdhëresë me shkrim, ku kërkonte ndalimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve. «Ne e thirrëm policinë për t’i larguar të gjithë personat e pautorizuar nga sheshi», thotë Müller. Policia ishte mjaftuar me përgjigjigjen se nuk është kompetente për këtë.

«Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar», thotë i sigurtë Müller, «përveç se kemi refuzuar të paguajmë ryshfet». Korrupsioni në vendet e Ballkanit është përditshmëri. Një studim i institutit amerikan për hulumtimin e opinionit Gallup erdhi në përfundimin që ryshfeti ndërmjet Austrisë dhe Turqisë është gati i vetkuptureshëm. Shqipëria, sipas anketës, e zë vendim e parë në gadishull. Ai është sidomos i përhapur në sistemin e drejtësisë, pastaj vjen enti i financave, autoritetet e licencave, habitati, dogana dhe sistemi shkollor. Shumë bartës funksionesh profesionin e tyre e shohin si një biznes privat, me të cilin mund të pasurohen.

Kryeministri Edi Rama, i zgjedhur në fund të 2013-tës, në fushatën zgjedhore kishte paralajmëruar se do ta luftonte me vendosmëri korrupsionin. «Për mendimin tim, korrupsioni është rezultat i një sistemi të prishur», të cilin – kishte thënë ai atëherë – se do ta luftonte edhe për shkak të një aplikimi eventual të vendit për anëtar të ardhshëm të UE-së.

«Pushtimi i sheshit deri tani është kulminacioni i një fushate disamujore të autoriteteve shtetërore të portit», mendon drejtori i EMS-it, Müller. Kështu ai vuri në funksion ultima ratio-n: Müller e thirri ambasadorin gjerman. Ai u desh të fliste me kryeministrin Rama, i cili urdhëroi tërheqjen e pushtuesve.

Gjermanët kishin një as në mëngë, i cili ua hapi sytë politikanëve: Muajin e ardhshëm për vizitë në Shqipëri vjen kancelarja gjermane Merkel, ajo dëshiron të njihet me vendin, përpara se UE-ja të vendosë për një pranim eventual të Shqipërisë. Pushtimi i shesheve të portit të ndërmarrjeve gjermane përbën një argument të keq politik. Prandaj Müller shpreson që pushtuesit do të shporren së shpejti. Të premten në mëngjes, njerëzit e tij megjithatë ende nuk kanë mundur të ngarkojnë ndonjë porosi të tyre.

«Handelsblatt», 19.06.2015

Foto: Nagip ISMAILI-NAGI