S’ka plan e as kosto për sanimin e dëmit në xhamin e çezmës

Një muaj pasi që u kris xhami i çezmës së vjetër 160 vjeç në sheshin «Ibrahim Rugova» në kryeqytet, të dyja palët përgjegjëse ende nuk kanë plan sesi do ta sanojnë dëmin.




As Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit dhe as organizata turke për zhvillim dhe rindërtim TIKA nuk i kanë konfirmuar shkaktarët e as koston me të cilën do të sanohet dëmi i xhamit që kishte kushtuar rreth 20 mijë euro, shkruan sot «Koha Ditore».

Ministria e Kulturës është në pritje të një raporti të cilin thuhet se është duke e përgatitur TIKA, ndërsa nga kjo e fundit ende është në procedurë e sipër të hartimit të tij. Vendosja e një xhami të njëjtë sikurse ai që u kris – e që ishte paraparë të ishte permanent – dhe vendosja e një xhami të një modeli tjetër dypjesësh, janë opsionet që po shqyrtojnë MKRS-ja dhe TIKA.

Ditën e diel, xhami i krisur i çezmës ishte i rrethuar me dy shirita të kuq, të cilët janë vendosur aty qysh nga dita kur u shkaktua dëmi. E mbrojtje tjetër nuk ka.