Nuk ka lëshime për ata që ngasin shpejtë




Kush e tejkalon shpejtësinë e lejuar në trafik, konsiderohet me ligj si «Raser». Ky është vendimi i Gjyqit Federal të Zvicrës.

Kushtet e vendosura në vitin 2013 për ata që ngasin shpejtë makinën, të shtuquajturit ‹Raser› vlejnë rreptësisht. Rreziku që shkaktohet nga tejkalimi i shpejtësisë, nuk do të duhet të konsiderohet në çdo rast, njofton Tages Anzeiger duke u thirrur në sda.

Rasti të cilit i referohen gjykatësit federal është ai i një shoferi, i cili në janar të vitit 2013 në një dyzim të autostradës A2 shpejtësinë e lejuar prej 80 kilometrash në orë e kishte kaluar për rrafsh 64 kilometra në orë. Me këtë shoferi ka konsumuar një vepër penale të kualifikuar si shkelje e rëndë e rregullave të trafikut.

Sipas Ligjit për Trafikun Rrugor, ky kusht quhet i plotësuar në rrethana të tejkalimit të shpejtësisë maksimale të lejuar prej 80 kilometrash në orë me së paku 60 kilometra në orë. Për këtë ligji parasheh katër vjet heqje lirie dhe pezullim të patetës së shoferit për së paku dy vite.

Shoferi atëbotë u dënua me një dënim me me kusht në para për 120 ditë pune dhe një gjobë prej 2’000 frangave. Dënimi me para është i plotfuqishëm, ashtu që në rast të tejkalimit të shpejtësisë burri nuk mund të dënohet me burg.

Departementi i Punëve të Brendshme ia kishte pezulluar burrit në dhjetor 2013 për dy vite patentshoferin. Akimimin kundër këtij vendimi Gjykata Procedurale e Kantonit të Soloturnit e kishte konsideruar pjesërisht. Ajo e shkurtoi afatin e pezullimit për pesë muaj.

Kundër këtij vendimi ishte ankuar Enti Federal i Rrugëve dhe kërkoi që patentshoferi të pezullohej për dy vite. Gjyqi Federal tani e ka pranuar këtë ankesë. Gjykata ka vendosur që çdo ngasës i cili e tjejkalon shpejtësinë maksimale të lejuar për masën e caktuar të kualifikohet si «Raser». Vendimi nuk lë hapsirë për një shqyrtim të veçantë të rrezikshmërisë.

Nëse tejkalimi i shpejtësisë është më i vogël nga rrethanat e definuara për ‹Raser›, sipas ligjit mund të konsiderohet që për shkak të saj është krijuar rrezik i lartë i një aksidenti të rëndë me të lënduar rëndë dhe të vdekur. / ksKush e tejkalon shpejtësinë e lejuar në trafik, konsiderohet me ligj si «Raser». Ky është vendimi i Gjyqit Federal të Zvicrës.

Kushtet e vendosura në vitin 2013 për ata që ngasin shpejtë makinën, të shtuquajturit ‹Raser› vlejnë rreptësisht. Rreziku që shkaktohet nga tejkalimi i shpejtësisë, nuk do të duhet të konsiderohet në çdo rast, njofton Tages Anzeiger duke u thirrur në sda.

Rasti të cilit i referohen gjykatësit federal është ai i një shoferi, i cili në janar të vitit 2013 në një dyzim të autostradës A2 shpejtësinë e lejuar prej 80 kilometrash në orë e kishte kaluar për rrafsh 64 kilometra në orë. Me këtë shoferi ka konsumuar një vepër penale të kualifikuar si shkelje e rëndë e rregullave të trafikut.

Sipas Ligjit për Trafikun Rrugor, ky kusht quhet i plotësuar në rrethana të tejkalimit të shpejtësisë maksimale të lejuar prej 80 kilometrash në orë me së paku 60 kilometra në orë. Për këtë ligji parasheh katër vjet heqje lirie dhe pezullim të patetës së shoferit për së paku dy vite.

Shoferi atëbotë u dënua me një dënim me me kusht në para për 120 ditë pune dhe një gjobë prej 2’000 frangave. Dënimi me para është i plotfuqishëm, ashtu që në rast të tejkalimit të shpejtësisë burri nuk mund të dënohet me burg.

Departementi i Punëve të Brendshme ia kishte pezulluar burrit në dhjetor 2013 për dy vite patentshoferin. Akimimin kundër këtij vendimi Gjykata Procedurale e Kantonit të Soloturnit e kishte konsideruar pjesërisht. Ajo e shkurtoi afatin e pezullimit për pesë muaj.

Kundër këtij vendimi ishte ankuar Enti Federal i Rrugëve dhe kërkoi që patentshoferi të pezullohej për dy vite. Gjyqi Federal tani e ka pranuar këtë ankesë. Gjykata ka vendosur që çdo ngasës i cili e tjejkalon shpejtësinë maksimale të lejuar për masën e caktuar të kualifikohet si «Raser». Vendimi nuk lë hapsirë për një shqyrtim të veçantë të rrezikshmërisë.

Nëse tejkalimi i shpejtësisë është më i vogël nga rrethanat e definuara për ‹Raser›, sipas ligjit mund të konsiderohet që për shkak të saj është krijuar rrezik i lartë i një aksidenti të rëndë me të lënduar rëndë dhe të vdekur. / ks