Sivjet në Zvicër 2’000 azilkërkues më shumë

Nga prilli deri në fund të qershorit 2015 në Zvicër janë evidentuar 7’384 kërkesa për azil. Kjo domethënë një rritje e konsiderueshme në krahasim me një vit më parë.

Për tre muaj, në Zvicër kanë aplikuar 7’384 veta për azil, transmeton Tages Anzeiger. Këto janë 2’000 persona më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo dinamikë, sipas Sekretariatit për Emigracion, ka të bëjë me eritreanët që në Zvicër arrijnë përmes Mesdheut dhe Italisë.

Megjithatë llogaritet që numri i kërkesave për azil, sikurse edhe viteve të tjera, në vjeshtë do të bjerë përsëri, ndërsa në fund të vitit bilanci do të jetë ai që edhe është parashikuar. Në gjysmën e parë të 2015-tës, në total u regjistruan 11’873 kërkesa për azil në Zvicër. Kjo i bie 1’595 persona më tepër se në të njëjtin hark kohor të vitit të kaluar. Ose: 16 për qind më shumë. Në krahasim me Europën në tërësi, ky numër megjithatë është i arsyeshëm. ks