Sipas Jovanoviqit, Serbia ka të drejtë vetoje për pranimin e Kosovës në OKB

Pëlqimi i Serbisë për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara është e rëndësishme, sepse ajo është vendi amë dhe si e tillë ka të drejtë vetoje ndaj çdo pjese të territorit të saj të marrë dhe të përvetësuar me forcë, ka thënë ish-diplomati serb, Vlladisllav Jovanoviq.

«Madje, edhe sikur hipotettikisht Rusia dhe Kina, si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB të pranonin që Kosova të bëhet anëtare e KB, atëherë Këshilli këtë do t’ia propozonte Asamblesë së Përgjithshme, por Asambleja e Përgjithshme sërish do të kërkonte pëlqimin e anëtareve të veta, meqë nuk është e autorizuar që një anëtare të saj ta shpërbëjë, ta copëtojë. Është i nevojshëm pëlqimi», i tha Jovanoviq «Sputnjik-ut», transmeton Koha.net.

«Prandaj Perëndimi nuk dëshiron të zgjedhë këtë rrugë të dytë dhe më të vështirë, por dëshiron ta mbajë Serbinë të lidhur shkurt», thotë ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes se pse Amerika dhe Perëndimi kërkojnë nga Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës (edhe ky përdorë krahas pavarësisë shprehjen – e vetëshpallur – sqarim ynë) dhe që Kosova të marrë karrigen në KB, në rrethana kur shumica e vendeve perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Jovanoviq përmendi dy arsye themelore.

E para se Serbia duke iu drejtuar Brukselit për t’u anëtarësuar në BE nuk ka kërkuar që kjo të bëhet pa kushtëzime dhe në kufijtë e plotë kushtetues të gjithë territorit të saj. Arsye e dytë është se Kosova është krijuar në saje të disa atakeve të dhunës – fizike, politike dhe juridike, prandaj Perëndimin, NATO-n dhe Amerikën i ngarkon kjo barrë e tillë e pakëndshme e një vargu veprimesh të paligjshme, meqë i prezanton keq në pjesën tjetër të botës, është përgjigjur Stojanoviq.

Stojanoviq ishte ministër i Jashtëm i Serbisë dhe përfaqësues i këtij vendi në Kombet e Bashkuara në kohën pushtetit të fuqishëm të Millosheviqit.