Sipas Janjiqit, marrëveshjet e Brukselit kërkojnë udhëheqës të tjerë serbë në Kosovë

Beograd, 28 shtator – Kryetari i Partisë Serbia Aktive, Dushan Janjiq vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të shkaktojnë ndryshime serioze në skenën politike të serbëve në Kosovë.




Sipas tij, marrëveshjet e Brukselit kanë ndryshuar gjithsesi rrethanat, gjë që shtron domosdonë që të kërkohet një udhëheqje ndryshe nga ajo që kanë serbët në Kosovë.

Këto pohime Janjiq i tha sot gjatë një konference për shtyp, transmeton Koha.net raportimet e medieve të Beogradit.

Anëtari i Byrosë Ekzekutive të Serbisë Aktive, Momçillo Jevtiq, bëri të ditur se kësaj partie i janpë bashkuar disa dhjetëra biznesmenë nga Kosova, të cilët mezi kanë mbijetuar gjithë këto vite. Këta janë ata që duan të zgjerojnë biznesin e tyre, potencialet afariste dhe të punësojnë punëtorë të rinj, tha Jevtiq duke shtuar se atij do t’i bashkohen edhe veteranët e luftës që kanë mbetur në Kosovë.