Sindikata e Administratës Publike me shumë kërkesa për Qeverinë




Sindikata e pavarur e Administratës publike të Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje nga e cila ka dalë me kërkesa të qarta ndaj Qeverisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

 

Sindikata në një komunikatë për medie ka theksuar se kërkon pa zvarritje Implementimin e ligjit mbi pagat e nëpunësve civilë dhe rregullores mbi shtesat në pagë dhe kompensimet tjera.
Ajo e do implementimin e ligjit mbi skemat pensionale të financuara nga shteti.

Sindikata insiston në zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive.
Ndër kërkesat tjera të Sindikatës janë edhe: Hartimin e një ligji unik në Kosovë për përcaktimin e kritereve dhe procedurës mbi pranim të stazhit nga periudha kohore 1990-99.

Pagesën urgjente të shpërblimit jubilar për punën dhjetë vjeçare të SHC.

Pagesë urgjente për punët shtesë dhe jashtë orarit të punës.

Nivelimin e pagave në mbarë SHCK dhe unifikimin e pagës për punë të njëjtë ose të ngjashme në mbarë SHCK-në dhe harmonizimin e pagave me kategoritë të financuara nga buxheti i Kosovës.

SPAK-u kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse të merren urgjentisht me shqyrtimin e kërkesave tona që janë të garantuara me ligj, kurse nga anëtarësia sindikale kërkon që të shqyrtohet strategjia dhe forma e presionit sindikal, për të detyruar Qeverinë të merret seriozisht me implementimin e kërkesave tona të drejta dhe ligjore.