Simpatizanti i liderit të ISIS-it u përzu nga Zvicra




35-vjeçari tunizian u përcoll nga Zvicra me një avion special. Ai para pak kohësh u arrestua për shkak të lidhjeve me njerëz të shtetit islamik.

Tuniziani që kishte rënë në sy me prirjet radikale dhe i ishin vërtetuar lidhje me njerëz të akuzuar për terrorizëm, të mërkurën u përcoll për në vendin e tij.

Sipas Tages Anzeiger, e cila u referohet përsëri mediave të tjera të interesuara për rastin, avokati i tunizianit ka konfirmuar mohimin e klientit të tij që ai të ketë patur lidhje me qarqe islamiste. Ai, thuhet në raport, nuk e ka kundërshtuar dërgimin e tij në Tunizi. Për disa vite me radhë i dyshuari ka jetuar në Onex të Gjenevës dhe Marly të Friburgut.

Tuniziani kishte ardhur në Zvicër në vitin 2006 dhe, sikurse merret vesh, lejen e qëndrimit në Zvicër e kishte fituar si student. Gjyqi i kishte qëndruar raportimit të shërbimit informativ dhe Sekretariatit Shtetëror për Migracion, që burri kishte pasur lidhje me lëvizje ekstremiste islamiste dhe paraqiste një rrezik për sigurinë e brendshme të Zvicrës.

Ai nuk kishte arritur t’i kryente studimet në Universitetin e Nëshatelit dhe nuk kishte pasur gjasa për vazhdimin e lejes së qëndrimit deri në shtator të 2015-tës. Kur iu kërkua ta lëshonte Zvicrën, tuniziani ishte zhdukur, deri me 8 janar kur u gjet dhe u arrestua nga policia.

Tuniziani ishte pyetur për kontaktet e tij me një bashkëatdhetar të vet, i cili ishte gjykuar për lidhjet e tij me terrorizmin ndërkombëtar. Në këtë hetim, tuniziani e kishte pranuar  se e njeh autoritetin e shefit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi. / ks35-vjeçari tunizian u përcoll nga Zvicra me një avion special. Ai para pak kohësh u arrestua për shkak të lidhjeve me njerëz të shtetit islamik.

Tuniziani që kishte rënë në sy me prirjet radikale dhe i ishin vërtetuar lidhje me njerëz të akuzuar për terrorizëm, të mërkurën u përcoll për në vendin e tij.

Sipas Tages Anzeiger, e cila u referohet përsëri mediave të tjera të interesuara për rastin, avokati i tunizianit ka konfirmuar mohimin e klientit të tij që ai të ketë patur lidhje me qarqe islamiste. Ai, thuhet në raport, nuk e ka kundërshtuar dërgimin e tij në Tunizi. Për disa vite me radhë i dyshuari ka jetuar në Onex të Gjenevës dhe Marly të Friburgut.

Tuniziani kishte ardhur në Zvicër në vitin 2006 dhe, sikurse merret vesh, lejen e qëndrimit në Zvicër e kishte fituar si student. Gjyqi i kishte qëndruar raportimit të shërbimit informativ dhe Sekretariatit Shtetëror për Migracion, që burri kishte pasur lidhje me lëvizje ekstremiste islamiste dhe paraqiste një rrezik për sigurinë e brendshme të Zvicrës.

Ai nuk kishte arritur t’i kryente studimet në Universitetin e Nëshatelit dhe nuk kishte pasur gjasa për vazhdimin e lejes së qëndrimit deri në shtator të 2015-tës. Kur iu kërkua ta lëshonte Zvicrën, tuniziani ishte zhdukur, deri me 8 janar kur u gjet dhe u arrestua nga policia.

Tuniziani ishte pyetur për kontaktet e tij me një bashkëatdhetar të vet, i cili ishte gjykuar për lidhjet e tij me terrorizmin ndërkombëtar. Në këtë hetim, tuniziani e kishte pranuar  se e njeh autoritetin e shefit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi. / ks