Simiqi tregon pse deputetë serbë nuk votuan kundër Republikës në MSA

Slavko Simiq, shef i Grupit parlamentar të deputetëve të Listës Srpska ka sqaruar se pak para fillimi të seancës në Kuvendin e Kosovës, Këshilli për Integrime evropiane kishte propozuar amendamentin me të cilin Kosova me fusnotë u zëvendësua me Republika e Kosovës dhe se kryetari i Kuvendit pastaj propozoi që amendamenti të jetë në pako për MSA-në.




«E kam kundërshtuar rreptësisht dhe kam thënë se do të largohem nga mbledhja dhe pas kësaj është votuar ndaras për amendament e ndaras për MSA-në», ka thënë Simiq për gazetën e Beogradit «Novosti», transmeton Koha net.

Në pyetjen se pse deputetët serbë të „Srpskas“ ishin të përmbajtur gjatë votimit e nuk ishin kundër zëvendësimit të fusnotës, Simiqi është përgjigjur:

«Ishim të përmbajtur sepse çdo ditë jemi me ata njerëz. Kjo është çështje politike në të cilën duhet reaguar me urtësi dhe duhet të merrni vendime që nuk irritojnë deputetët tjerë».