Sikur Rusia

Moska.



Sikur Rusia të themelohej
përmes Ana Ahmatovës
sikur Mandelshtami të ishte ligjtar
ndërsa Stalini figurë e parëndësishme
në eposin e humbur gruzian
sikur Rusia të zhvishte lëkurën e vet prej qimesh ariu
sikur të jetonte në fjalë
jo në grushte
sikur Rusia sikur Rusia

Përktheu: Mazllum SANEJA