Sigurimi s’lejon hyrjen e gazetarëve në Kuvend

Donika Kadaj Bujupi dhe Glauk Konjufca kanë arritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq sigurimi i objektit ka thënë se askush tjetër, përveç deputetëve, nuk do të lejohet askush të hyjë brenda.




Por, deputetët kanë kërkuar që bashkë me ta, në Kuvend, ku pritet të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme nga partitë opozitare, të hyjnë edhe gazetarët, raporton gazetarja e «Kohës Ditore» nga terreni.

Ende nuk ka konfirmim se çgarë do të ndodhë.