Sigurimet nuk i marrin përsipër aksidentet me veturë në Kosovë

Një kosovar me banim në Zvicër përfshihet në një aksident me veturë në Kosovë. Sigurimi Helvetia ia refuzon mbulimin e dëmit, ndërsa Gjyqi Federal e miraton vendimin.

«Mbulimi i sigurimit vlenë vetëm për ato vise të Serbisë, të cilat kontrollohen nga qeveria serbe», e fillon raportimin e rastit «20 Minuten». Ky, në fakt, është një shënim në kartonin e gjlebërt, i cili i mjafton Gjyqit Federal për t’ia bërë të qartë ankimuesit që nuk ka mbulim për aksidentet në Kosovë.

Gjyqi i Lozanës e ka refuzuar ankesën e një kosovari, i cili në vitin 2007 (!) me veturën e vjehrrit të tij ishte përfshirë në një aksident në Kosovë. Burri ndërkohë është paraplegjik dhe përfiton një pension dhe të ardhura shtesë për veten dhe familjen e tij, shkruan gazeta. Nga sigurimi si transit në Kosovë, që merret në hyrje të vendit, ai ka marrë 90’000 franga, ndërsa nga arka e pensionit 42’000 franga. Tani ai kërkon edhe 54’000 franga nga sigurimi Helvetia, ku e kishte të siguruar veturën me të cilën u aksidentua.

Burri është ankuar për faktin që, sipas tij, në kartonin e gjelbërt nuk ishte qartë e formuluar që nuk ka mbulim për Kosovën. Aty është listuar edhe Serbia e Mali i Zi, i cili në kohën kur ka ndodhur aksidenti nuk ka ekzistuar, sepse Mali i Zi në fakt ishte ndarë nga Serbia. Në vërtetim Serbia dhe Mali i Zi nuk ishin fshirë, çka domethënë që mbulimi për këtë vend është ende valid. Vetëm se – vërenë media: Në një klauzolë tjetër qëndron që mbulimi vlenë vetëm në atë pjesë të Serbisë, e cila është nën kontrollin e Serbisë.

Sipas Gjyqit Federal, për akimuesin do të duhej të ishte e qartë që Kosova është e përjashtuar nga ky përcaktim. Edhe atë vetëm për faktin që ai udhëtonte rregullisht atje dhe se në hyrje të Kosovës duhej lidhur një sigurim transitor. ks