Si vendos Zvicra se cilët refugjatë sirianë do t’i sjellë këtu?

Deri më tani kanë mbërritur 23 nga 3’000 refugjatët sirianë që kanë nevojë për strhim. UNHCR-ja e shpjegon procedurën që ndiqet në këto raste.

Brenda tre viteve, Federata do të sjellë 3’000 refugjatë sirianë me avion në Zvicër. Ideja është që t’i mbrojë refugjatët në nevojë nga rreziqet që u kanosen në vendin e parë ku kanë kaluar ata dhe nga trafikimi. Deri më tani kanë arritur 23 persona nga 3’000 që planifikohet të sillen në Zvicër, njofton Tages Anzeiger. Deri në fund të vitit duhet të sillen edhe 300 deri 350 veta të tjerë.

Është një zyrë e UNHCR-së për Zvicrën ajo e cila e bën përzgjedhjen e personave që do të sillen në Zvicër në korniza të një programi të caktuar. Përkundër kritikës që transporti po shkon shumë ngadalë, udhëheqësja e zyrës së organizatës mendon që ai përkundrazi është duke ecur shumë shpejtë. Programi është vendosur në mars dhe organizata i ka dorëzuar 350 dosjet e para. Për më tepër, këto 350 persona nuk janë të vetmit që këtë vit do të sillen në Zvicër. Në vitet 2013 deri 2015 në Zvicër do të silleshin 500 refugjatë sirianë nga Libani, 400 nga këto tanimë kanë ardhur. Pra janë dy programe që po zhvillohen paralelisht. Dhe për të gjithë, madje edhe për refugjatët, është më mirë që ata të mos sillen me qindra, por për çdo javë dhe në grupe të vogla. Refugjatët duhen përgaditur për ‹atëdheun e ri› dhe duhen sqaruar për pritjet e mëdha që kanë ata. Një kohë që shpaguhet më vonë.

Procesi i sqarimit të refugjatëve fillon me regjistrimin e tyre nga bashkëpunëtorë të zyrës në Liban, Egjipt ose Irak. Me këtë rast mblidhen edhe të dhënat biometrike. Përmes një interviste ata pastaj e njohin historinë e arratisjes së këtyre personave dhe shihet nëse ka nevojë për një emigrim të tyre. Grupet e refugjatë që konsiderohen në këtë proces janë këto:

– gra dhe vajza që i ekspozohen rrezikut të dhunës seksuale

– fëmijët dhe të rrinjtë e rrezikuar

– personat me nevoja mjekësore, sidomos nëse atje ku janë mungojnë mundësitë e shpëtimit të jetës

– viktimat e torturave dhe dhunës, nëse qëndrimi i mëtutjeshëm në atë vend mund të shkaktojë trauma ose nëse është i nevojshëm një trajtim mjekësor

– persona që kanë nevojë për mbrojtje juridike dhe fizike, nëse ekziston rreziku që ata të kthehen në vendin që i përndjek ose burgosen arbitrarisht dhe të drejtat e tyre njerëzore dhe siguria fizike në vendin ku kanë dalë janë të kërcënuara

– familjarë, nëse ‹riatdhesimi› shihet si e vetmja mënyrë e bashkimit familjar

– refugjatë pa perspektivë të një integrimi social, sidomos nëse ata për vite të tëra kanë jetuar në kampe të mbyllura – pa qasje në shkollim, ndimë mjekësore, punë ose pronë dhe nuk kanë gjasa të kthehen në vendlindje

Sipas shefes së zyrës së organizatës, qëllimi nuk është thjesht bartja e tyre; kjo nuk ka kuptim nëse ata janë në situatë të mirë. UNHCR-ja do të t’i përfshinte 10 për qind të refugjatëve në programin e bartjes së tyre. Deri në fund të vitit priten 4,27 milion refugjatë nga Siria dhe 400’000 prej tyre do të mund të kualifikoheshin si të rrezikuar. Nga vende të ndryshme është premtuar pranimi i 100’000 prej tyre. Duhen vënë prioritete, pohon shefja e zyrës. Programi nuk është i panjohur për refugjatët dhe llogaritet me manipulime. Prandaj për pranimin e refugjatëve në program nuk vendos kurrë një person i vetëm, siguron zyrtarja.

Edhe me regjistrimet biometrike, zyra nuk e përjashton mundësinë e infiltrimit të kriminelëve dhe personave me të kaluar terroriste. Prandaj përgjegjësinë kryesore për sqarimin e ka shërbimi informativ i Federatës. Në një interpelancë të para pak javëve Qeveria kishte shënuar që dosjetjet do të shqyrtohen me kujdes nga shërbimi informativ. Nëse konstatohen aspekte relevante të sigurisë, shërbimi do të ndërmarrë hulumtime të tjera – edhe jashta vendit. Shërbimi informativ nuk jep numra për atë se sa refuzime ka rekomanduar për shkak të dyshimeve lidhur me çështje të sigurisë. Vitin e kaluar s’ka pasur asnjë, thotë media; në 2013-tën kishin qenë tre raste. ks

Foto: Enver ROBELLI