Si ti…




Kështu është jeta ime,
gur,
si ti; si ti
gur i vogël;
si ti
gur i lehtë;
si ti,
guralec që rrokulliset
udhëve
shtigjeve,
si ti,
zhavorr modest i rrugëve;
si ti,
në ditët me shi
zhytur
në tulin e tokës
dhe më vonë
tufa xixash duke lëshuar
nën patkua
dhe nën rrota;
si ti, e papërshtatshme
për tullë
të ndërtesës së pazarit,
për tullë të gjykatës,
për tullë të një pallati,
për tullë të një kishe,
si ti,
gur i rastësishëm;
si ti,
ndoshta
e krijuar vetëm
për një hobe,
gur i vogël
dhe
i lehtë...

Përktheu: Enver Robelli