Si të dua unë ty?

Foto: Shutterstock



Si të dua unë ty? Lërmë të ta tregoj:
Të dua me tri dimensionet e shpirtit,
Të dua thellë, jo me cektësinë e flirtit,
Sidomos kur je larg e s’ta them dot me gojë.
Të dua deri në fund të qenies, me jetë,
Sa ç’duhet e përditshmja, e domosdoshmja,
Sa ç’duhet dielli, uji, nëna apo foshnja;
Sa ç’lufton njeriu për një të vërtetë.

Të dua me pasionin që kam përballuar
Dikur brengat; me besimin e fëmijëris‘;
Me një dashuri q’e kujtoja të harruar
Bashkë me shenjtorët; me forcën e lirisë.
Do të të dua më shum‘, tani e kam mësuar,
Edhe sikur jetën nga e para un‘ ta nis.

Përktheu: Rudi Bobrati