Si të bën më bujar një kartë-monedhë?

Prej rreth një javë në Britaninë e Madhe është lëshuar në qarkullim kartë-monedha e re 5-funtëshe. Me këtë është ndezur edhe një trend i ri i bujarisë.

Foto: Renars 2013 / Shutterstock

Ish kryeministri legjendar britanik Winston Churchilli është i gjithëpranishëm në vendin e tij. Portreti i tij është paraqitur në kartë-monedhën e re të 5-funtëshes, e cila është lëshuar në qarkullim javën e kaluar në Britaninë e Madhe. Kartë-monedha e re lavdërohet nga Bank of England për cilësitë e pastërtisë dhe të sigurisë, si dhe jetëgjatësinë që i besohet në krahasim me kartë-monedhat e deritanishme.

Megjithatë, kjo kartë-monedhë famën më të madhe nuk e ka fituar me këto karakteristika. Është një trend i ri dhurimi që ka lindur në saje të kësaj kartë-monedhe, i cili po i jep asaj shumë vëmendje.

Këto ditë një britanik, John Thompson, ka shkruar në profilin e tij në Twitter: «Unë 5-futëshen e re do ta dhuroj, po ju?» Kjo die ka pasur jehonë të madhe. Kaq ka mjaftuar dhe tani gjithnjë e më shumë njerëz rrëfejnë në rrejtin social se si e dhurojnë kartë-monedhën e re. Një entuziaste shkruan: «Ideja është e mrekullueshme. Shpresoj se do t’më vijë edhe një kartë-monedhë e re që ta dhuroj».

Se kujt do t’ia dhurojnë këto rreth 6,47 franga, e vendos secili vetë, shkruan për trendin e ri të filantropisë në Britaninë e Madhe «20 Minuten». Ndërkohë që kartëmonedhat e vjetra vlejnë deri në maj të vitit të ardhshëm. Viteve që vijnë do të lëshohen në qarkullim edhe kartmonedhat e reja 10 dhe 20-funtëshe. ks