Si provokon udhëheqja serbe me një tren pasagjerësh

Me një aksion nacionalist kundrejt Kosovës udhëheqja serbe vjen në debat para zgjedhjeve presidenciale. Kjo duhet ta alarmojë UE-në dhe t’i shërbejë Kremlinit

Foto: Pincasso / Shutterstock



Kryetitujt morën dhenë: Serbia dhe Kosova erdhën në «prag të luftës», njoftonte gazeta bulevardeske britanike «Express», ngjashëm thuhej në lajme dhe njoftime në të gjithë botën. Por çfarë ndodhi?

Serbia kishte nisur një tren pasagjerësh në drejtim të Kosovës, trenin e parë nga Beogradi që nga lufta e Kosovës më 1998/99. Nga jashtë i bojatisur me ngjyrat kombëtare serbe, nga brenda me ikona ortodokse, edhe përcjellëset e trenit paraqisnin flamuj shëtitës kombëtar. «Kosova është Serbi» qëndronte në 20 gjuhë nëpër vagona.

Autoritetet e Kosovës të shpallur e pavarur më 2008, e cila nga Serbia formalisht shihet ende si një provincë e saj, pas kësaj kishin nisur për në kufi një njësi antiterror të aramtosur rëndë dhe ishin betuar që trenin e propagandës të mos e lëshonin në vend. Rajoni kufitar në veri të Kosovës është i banuar me serbë dhe sakaq – sipas raportimeve – shqiptaro-kosovarët e uniformuar u rrethuan nga serbë armiqësorë.

«Kërcënim lufte» është gati një shprehje e butë për atë që pasoi. «Shqiptarët duan luftë» vinin zëra nga Beogradi, dhe prsidenti Tomisllav Nikoliç i njohur si një krah radikal u betua ta dërgonte ushtrinë «nëse do të vdisnin serbë në Kosovë».

Udhëheqja serbe po i frynë sa mund trombonit të nacionalizmit

Në të vërtetë, Nikoliç merakun e ka më shumë te fushata zgjedhjedhore se sa te lufta. Më 9 prill serbët do të votojnë për një kryetar të ri. Nikoliçi e ushtron këtë post dhe dëshiron që me çdo kusht t’i fitojë simpatitë e sa më shumë zgjedhësve.

Një skenar është që kryeministri Aleksandër Vuçiç të kandidojë në vend të Nikoliçit, sepse fitorja e tij në një votim të mundshëm nuk shihet e sigurtë. Kurse Viçiçi do t’ia dilte sigurtë. Kështu nuk ishte çudi që trombonit të nacionalizmit i ka fryrë fort edhe kryeministri: Shqiptarët në Kosovë duan «të fillojnë një konflikt, në këtë territor, që ne e konsiderojmë si t’onin», u shpreh ai.

Që nëntorin e kaluar komisioneri i UE-së Johannes Hahn kishte shfaqur shqetësimin që zgjedhjet do të çonin në rritjen e retorikës «populiste» në Serbi. «Episodi me trenin para së gjithash ka të bëjë me zgjedhjet që janë në prag», mendon edhe Norbert Beckmann-Dierkes, udhëhqësi i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Beograd.

Në këtë relacion, ky ishte në një kuptim të dyfishtë një tren i iluzioneve: Ai i zgjoi ëndrrat e shumë serbëve, se mund ta «mbanin» Kosovën dhe krijoi idenë se qeveria me këtë aksion e kishte merakun vërtet te Kosova. Që të dyja janë gabim.

Rusia ka interesa krejt të vetat në rajon

Beckmann-Dierkes sjell edhe një komponentë tjetër në këtë konflikt. Rusia natyrisht përpiqet ta rrisë ndikimin e saj në rajon. Dhe rrota më e mirë për këtë është aleati tradicional, Serbia, me plagët e saj të hapura në Kosovën dhe Bosnjën e humbur, ku udhëheqja serbe përgjërohet hapur për t’u bashkuar me «vendin amë».

Një destabilizim i ri i Ballkanit do të ishte në iteres të Moskës, sepse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me këtë dëshiron ta komprometojë Unionin Evropian si të tërë. Sepse është perspektiva e një integrimi në Unionin Evropian, e cila momentalisht e paqëson Ballkanin. Nëse atje shpërthejnë përsëri «konfliktet e ngrira», në Bosnjë, Kosovë apo në Maqedoni, atëherë kjo domethënë që UE-ja është shumë e dobët që të kujdeset për rendin në rajon.

Putini në dhjetor kishte shpallur se zgjedhjet serbe do t’i «ndiqte me të gjithë vëmendjen». Një muaj më parë, më shumë se 200 parashutistë nga Rusia dhe Bjelorusia kishin marrë pjesë në një stërvitje ushtarake në Serbi «Vëllazëria sllave 2016». Termini për këtë me siguri nuk ishte zgjedhur rastësisht. Njëkohësisht, në Mqedoninë fqinje ndodhi një stërvitje e Natos, ndër të tjera, me ushtarë nga Ukraina, Izraeli dhe Shqipëria.

Nëse presidenti i ri amerikan Donald Trump do t’i lejë hapësirë Rusisë të ngrejë një «sferë ndikimi» në Evropën meslindore dhe juglindore, atëherë kjo mund të ketë vërtetë pasoja për qëndrimin e Serbisë.

Serbët shpresojnë në presidentin Trump

«Shumë serbë besojnë se fitorja e Trumpit disi është e mirë për Serbinë dhe se do të na ndihmojë në konfliktin tonë me Kosovën», mendon Vlladimir Filipoviç, redaktor politik në gazetën «Blic». Por vetë qeveria nuk ka thënë diçka të ngjashme. Vuçiçi para zgjedhjeve amerikane ishte shprehur për Hillary Clintonin.

Edhe Rusia shpreson te Trumpi – edhe atë për një fillim të gjithmbarshëm të ri në raportin e vështirë bilateral. «Donal Trump dëshiron që çdo vend të jetë vetë përgjegjës për zhvillimin e tij. Kjo korrespondon me qasjen tonë», tha Sergej Lavrov në Moskë.

I pyetur lidhur me historinë e trenit serb, ai u përgjigj: «Tensionet po rriten ndjeshëm.» Por, duhet ta kuptojnë të gjithë se një konfrontim ushtarak duhet të shmanget. Serbët, kosovaro-shqiptarët – dhe UE-ja. Zjarrvënësin Lavrovi, i cili menjëherë pas incidentit kishte telefonuar me kolegun serb Ivica Daçiç, e sheh në Bruksel, i cili dëshiron që «popujve të Ballkanit t’ua imponojë vlerat e ashtuquajtuara evropiane». Serbia është një shembull për atë që UE-ja nuk dëshiron të bashkëpunojë me Unionin Eoroaziatik të iniciuar nga Rusia. Brukseli i kushtëzon bisedimet për integrimin në UE me distancimin e Beogradit nga Rusia dhe Unioni Euroaziatik, u ankua Lavrov.

Serbia dëshiron të futet në UE. Një kusht i vërtetë për këtë është një marrëveshje paqësore me Kosovën. Kryeministri Vuçiç tregohet si një adhurues i Merkelit dhe viteve të fundit në raport me Kosovën ishte kaq i gatshëm për kompromis, sa çmund të jetë një kryeministër pa u dashur të shkarkohet për këtë. Episodi i trenit duket si një braktisje e gjithë kësaj dhe mund të dojë të thotë se kohërat do të ndryshojnë si pasojë e zgjedhjeve amerikane.

Më e mundshme është, thekson Beckmann-Dierkes, që incidenti të jetë menduar si një paralajmërim i UE-së për ngrirjen e planeve të zgjerimit. «Shihni çfarë mund të ndodhë nëse nuk anëtarësohemi së shpejti», kjo porosi vringëllon bashkë me incidentin.

(welt.de) ks