Si i fitoi Donald Trump zgjedhjet presidenciale në SHBA?

Donald Trump është presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka ngadhnjyer në disa shtete të shumëluftuara, në të cilat mendohej se do të fitonte Clinton.

Donald Trump i ka fituar zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të SHBA-ve. Me aktualisht 289 vota elektorësh ai tanimë e ka kaluar numrin e nevojshëm prej 270 votash për t’u bërë president.

Sipas CNN, Hillary Clinton e ka pranuar humbjen dhe e ka uruar Donald Trumpin në një bisedë telefonike për fitoren. Më parë shefi i kampit të saj elektoral kishte njoftuar se janë duke pritur, deri sa të jenë numruar të gjitha votat.

Hillary Clinton u bë viktimë e dobësimit befasues në shtetet e shumëluftuara, para së gjithash Florida dhe Pennsylvania me 29, përkatësisht 20 vota elektorësh. Trump i ka fituar edhe të ashtuquajturit «Swing States» Ohio, Georgia, North Carolina dhe Iowa, kurse Clinton deri më tani i ka fituar Virginian, Coloradon, Nevadan dhe New Mexicon.

Edhe Senati dhe Kongresi do të ta ruajnë shumicën e tyre republikane, transmeton NZZ.

Srategjia e Donald Trumpit ka qenë që para së gjithash ta mobilizojë komunitetin e shtresës së ulët të të bardhëve. Në vendet ku shumë punëtorë të industrisë kanë humbur vendet e punës, Trump është votuar më mirë se kandidatët e tjerë republikanë për president. Këto shtete janë: Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Janë tre shetete me të cilat demokratët kishin llogaritur gjithsesi. Donald Trump ka fituar Wisconsinin e Pennsylvanian, duke prirë edhe në Michigan; ndërkohë që në këto dy të fundit që nga viti 1988, dhe në Winsconsin që nga viti 1984, nuk është votuar kurrë për një republikan. Një shtet tjetër i gjerdanit të vjetër industrial është Ohio, të cilin si më 2008, ashtu edhe më 2012 e kishte fituar Obama.

Nuk është vetëm kjo. Strategjia e Hillary Clintonit nuk ka ecur as në jug. Demokratët kanë humbur edhe në Florida dhe në North Carolina. Ata kishin shpresuar me fitore këtu, me çka kishin menduar se do ta demoralizonin kampin e Trumpit që në fillim. Obama që të dy këto shtete i kishte kthyer në demokrate. Që domethënë se Clintonit nuk i ka shkuar për dore ta bëjë për vete komunitetin afroamerikan në Amerikë. Clinton ka fituar me diferencë të vogël Virginia, i cili është edhe vendlindja e zëvendësit të saj, Tim Kaine. Edhe pse është një vend që shquhet për votues me formim të mirë.

Në shumë bastione të të dyja kampeve, rezultatet u mësuan herët. Trump fitoi në jug South Carolinan, Tennesseen, Arkansasin, Georgian, Mississippin, Alabaman, Louisianan, Texasin, Oklahoman dhe West Virginian; në qendër Indianan, Kentuckyn, Wyomingun, Montanan, Idahon, Dakotan, Nebraskan, Kansasin. Kurse Clinton fitoi në veri New Yorkun, Vermontin, Connecticutin, Delawaren, Marylandin, Rhode Islandin, Massachusettsin, New Jerseyn dhe kryeqytetin, Washingtonin. Edhe vendlindja politike e Obamas, Illinois, e ka votuar Clintonin. Në perëndim ajo ka fituar Kaliforninë, Oregonin, Washingtonin dhe Hawaiin.

Definitivisht: Republikanët e ruajnë shumicën në të dy dhomat e Parlamentit, Senat dhe Kongres. Demokratët kishin shpresuar ta bënin për vete sidomos Senatin. Por për këtë atyre iu duhetshin edhe katër ulëse më tepër nga ç’kanë arritur. Realisht kanë fituar vetëm një më shumë, edhe atë në Illinois. Kështu edhe Senati iu ngel republikanëve. ks