Si financohen fushatat politike në Zvicër?

Tages Anzeiger e citon një studim zviceran: Partitë politike marrin para nga bankat, sigurimet dhe ndërmarrjet farmaceutike.

Swisscom është ndër ndërmarrjet e pakta që nuk fshihen kur flitet për financimin e fushatave të partive politike në Zvicër. Kështu konstaton anketimi i bashkimit aksionar Actares. Swisscom pohon për studimin që ajo e ka financuar fushatën kundër Iniciativës së Migrimit Masiv me 25’000 franga.

Edhe banka Julius Bär flet hapur. Ajo e ka përkrahur me 50’000 franga iniciativën kundër heqjes së tatimimit paushal. Novartis ka deklaruar që në vitin 2014 ka dhuruar 530’000 franga për organizime të ndryshme, ndër të tjera edhe parti politike. Por firma nuk është e gatshme t’i japë temat dhe subjektet për të cilat janë dhënë këto mjete.

Ndërmarrjet e tjera të Indeksit Tregtar Zviceran (SMI), të anketuara për studimin, nuk japin numra. Roche ka deklaruar se angazhohet për aq sa është e prekur firma. Ndërmarrja Zurich ka deklaruar se i përkrah fushatat e tilla vetëm në raste të veçanta, «kur në lojë janë interesat e rëndësishme të ekonomisë zvicerane», e citon media atë.

Hisja e luanit

Partitë, sipas raportit të medies, bëhen më transparente kur flitet për dhurimet që u bëhen partive politike. Sikurse ka rezultuar edhe herave të tjera, janë para së gjithash bankat të cilat i përkrahain partitë politike. Credit Suisse, sipas medies, në vitet 2013 dhe 2014 kishte shpërndarë deri katër milionë franga.

Dhe këtu orientimi i partisë nuk luan ndonjë rol. «Paraja shpërndahet sipas numrit të mandateve në rrafshin kantonal dhe atë kombëtar», thotë raporti. Partitë e përkrahura më së shumti kanë marrë deri 200’000 franga.

Prioritet partitë e djathta

UBS në vitet 2013 dhe 2014 partive politike u ka dhuruar gjithsej 1,8 miliononë franga. Dhe konditat janë të njëjta sikurse edhe për Credit Suisse, thotë media, por ka një kusht politik më tepër: Nga UBS marrin para vetëm partitë, të cilat i kontribojnë konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut.

Dhe këto nga këndvështrimi i bankës janë partitë: SVP, FDP, CVP, BDP dhe GLP. Partia Socialdemokrate nga ana e saj ka deklaruar se nuk do të pranonte dhurime të tilla. Ajo ka vendosur të akceptojë vetëm donacione nga shoqëri me anëtarësi. Sipas saj, dërmarrjet dhuruese duhet t’i deklarojnë të gjitha dhurimet për partitë dhe nuk kanë të drejtë të vënë kushte.

Sigurimet dhe farmaindustria

Sipas hulumtimit, koncerni i sigurimeve Zurich në dy vitet e fundit ka dhuruar nga 500’000 franga në vit për parti politike. Destinacionin konkret nuk e jep. Kushti i ndërmarjes është që partia të angahohet për një Zvicër ekonomikisht atraktive dhe të «politizojë» për ekonominë e sigurimeve dhe grupet e saj të interesit, përmend raporti.

Një nga ndërmarrjet më të spikatura të industrisë farmaceutike, Novartis, në 2014-tën kishte dhuruar 500’000 dollarë amerikanë për parti zvicerane, programi dhe qëndrimi i të cilave i përkrahin interesat strategjike të ndërmarrjes dhe aksionarëve të saj. Homologja Roche në 2013-tën kishte shpërndarë 250’000 franga, kurse në 2014-tën 285’000 të tjera për parti me «qëndrim liberal» – janë mjaftuar me këtë shpjegim ato. Gjigandi tjetër ekonomik zviceran Nestlé, në 2014-të i ka ndihmuar me 250’000 franga «partitë miqësore ndaj ekonomisë», është shprehur ajo.

Transparenca e padëshiruar

Numri i ndërmarrjeve «politikisht aktive» në pesë vitet e funit, sipas raportit të Actares, nuk ka ndryshuar. Ai mendon që nuk do të ndryshojë edhe sivjet, si vit zgjedhor. Ato veprime, sipas raportit, do të karakterizohen edhe njëherë nga errësira. Ndërkohë që parlamenti kërkon bërjen transparente të dhurimeve, kjo nuk po i ipresionon ndërmarrjet.

Actares mendon që transparenca është me interes edhe për aksionarët e këtyre ndërmarrjeve. Ajo do të pengonte identifikimin e firmës me një parti, e cila nuk i përfaqëosn interesat e tyre. Për më tepër, Actares kërkon që ndërmarrjet jo vetëm t’i deklarojnë dhurimet, por aksinarëve t’u tregohen edhe rregulloret dhe buxheti i tyre. ks