Shumë mjekë nuk e njohin gjuhën e vendit

Zvicra prej kohësh nevojat për personel spitalor i plotëson me mjekë nga vendet e UE-së. Kryesisht nga Gjermania. Tani ajo duhet të rekrutojë mjekë nga «vendet e treta». Problemi qëndron në atë se këta shpeshherë nuk e njohin gjuhën e vendit.

Në vitin 2011 në Provimin Shtetëror për mjekësi humane numëroheshin 13 mjekë që vinin nga të ashuquajturat shtete të treta. Dmth. nga jashta Unionit Europian. Së fundmi në këtë provim kanë marrë pjesë 96 mjekë në nga këto vende, raporton Neue Zürcher Zeitung. Dhe kjo i bie që 10 për qind e kandidatëve që i nënshtrohen këtij provimi, vijnë nga «vendet e treta». Me këtë, ato praktikisht e barazojnë diplomën e huaj me atë zvicerane dhe kanë të drejtë të praktikojnë në Zvicër.

Spitalet zvicerane po rekrutojnë gjithnjë e më shpesh mjekë nga vendet e treta, për shkak të mungesës së personelit mjekësor. Kryetari i Shoqatës së Spitaleve në Zvicër, «H+» thotë për NZZ se është shterrur potenciali i mjekëve nga vendet e UE-së dhe nga Gjermania. Në Gjermani janë përmirësuar kushtet e punës për mjekë, prandaj edhe ka rënë edhe interesimi për të dalë jashtë vendit.

Problemi me vendet e treta qëndron te njohuritë modeste të gjuhës së vendit. Sepse marrja e diplomës së mjekut në Zvicër nuk lidhet me zotërimin e gjuhës. Përjashtimisht mund të angazhohen edhe mjekë të huaj, nëse obligohen të vizitojnë kurse të gjuhës, është shprehur për gazetën kryeteri i «H+»-it. Kështu spitalet e Solothurn-it organizojnë vazhdimisht provime të gjuhës, thotë artikulli. Përgjegjësja për integrim në këto spitale ka thënë që testi i gjuhës është vullnetar dhe pa konseguenca. Aty provohen edhe kompetencat e dialektit lokal.

«Njohuritë e gjuhës janë pjesë shumë e rëndësishme e sigurisë së pacientit», thotë përgjegjësja. Ndërsa Margrit Kessler, e cila angazhohet për mbrojtjen e pacientëve, rrëfen se në Spitalin Universitar të Cyrihut ka mjekë që me pacientët flasin vetëm në anglisht. Në një spital tjetër moskuptimi i shte bërë shkak i një vdekjeje, ka thënë ajo: Mjeku se ka kuptuar lajmërimin e një infekti nga pacienti…

Enti Federal i Shëndetësisë tani dëshiron që në provimet shtetëore të lejohen vetëm kandidatët me njohuri të mjaftueshme të gjuhës. Kjo do t’i prekte edhe fushat e tjera – jo vetëm mjekësinë huamane, por edhe veterinerinë dhe kiropraktikën. Do të kursehen vetëm ata mjekë që nuk kanë kontakt me pacientin. Dhe Qeveria është duke punuar në një draft për ndryshimin e ligjit.

Në 2014-tën 30,4 për qind e mjekëve në detyrë ishin nga jashtë; 17,4 për qind – gjermanë. 3 për qind e mjekëve vinin nga vende jashtë Unionit Europian. ks