«Shumë anëtarë të rinj të PDK-së në Prizren»

PDK, përmes në kumtese thotë se sot, në praninë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme në degën e PDK-së, në Prizren kanë aderuar mbi 400 anëtarë të rinj, kryesisht të ardhur nga partitë tjera, transmeton Koha.net.




Me këtë rast, thotë kumtesa , Veseli u shpreh se PDK ishte është dhe mbetet parti e rinisë dhe shpresës së Kosovës.

«Në PDK ka vend për të gjithë që duan ta shohin Republikën e Kosovës më të zhvilluar, me shtet ligjor të forcuar, me qasje dhe mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët e saj», theksoi kryetari Veseli duke shtuar se aderimi i gjithë këtyre të rinjve, tregon qarte se PDK është parti e shpresës, parti e perspektives evropiane, parti e projekteve zhvillimore, e synimeve për një jetë më të mirë dhe investime në vendin tonë. PDK, sipas Veselit, ishte, është dhe mbetet parti e rinisë.

E Njazi Kryeziu, sekretar i Degës së PDK-së në Prizren, tha se janë falënderues ndaj qytetarëve të Prizrenit për besnikërinë karshi Partisë Demokratike të Kosovës ndërsa paralajmëroi edhe ardhje të reja në PDK.