Hasan Preteni, drejtor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ishte paraparë të dëshmonte të hënën në gjykimin kundër Fatmir Limajt dhe katër të tjerëve, të cilët po akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrje ryshfeti, shkruan sot «Koha Ditore».
Limaj, si ish-ministër në Ministrinë e Transportit dhe Postëtelekomit (MTPT), bashkë me Nexhat Krasniqin, Endrit Shalajn, Florim Zukën, si dhe Shpëtim Telakun, po akuzohen për keqpërdorime në disa tenderë.