Shtrenjtohen për 5 për qind premitë e sigurimeve shëndetësore

Rritja e taksave të sigurimeve shëndetësore për vitin 2016 mendohet të shkojë mesatarisht në gati 5 për qind. Me shtrenjtimet më të mëdha duhet të llogarisin të rinjtë e rritur.

Foto: Shutterstock



4,9 për qind do të jetë mesatarisht shtrejtimi i premive të sigurimeve shoqërore në vitin e ardhshëm, raporton «20 Minuten». Me këtë rritja do të jetë sa ajo e këtij viti. Dhe rritja mesatare domethënë që dikush duhet të përgatitet për një shtrejtim më të lartë se kaq. Ai mund të shkojë në numra dyshifrorë.

Qartazi më shumë do t’iu bjerë të paguajnë të rinjëve. Ata i pret një shtesë mbi mesataren prej 5,2 për qind. Më shumë do të paguajnë edhe ata që kanë një sigurim bazë alternativ, sikurse është ai me mjekun e dhënë. Këtyre iu bie 5,2 për qind rritje. Ata që kanë një model telefonik do të konfrontohen me një rritje prej 5,5 për qind, kurse ata që kanë një sigurim bazë të modelit të rrjetit të mjekëve llogaritet se do të duhet të paguajnë 6,4 për qind më shumë premi. Përveç kësaj, edhe të siguruarit me franshisa më të larta do të kenë rritje të premive. Ata me franshisë prej 300 frangave do të kenë një rritje mesatare prej 4,4 për qind, ata me franshisa prej 2’000 frangave – 6,7 për qind, kurse ata me franshisë prej 2’500 frangave – 6,2 për qind. Të rinjtë e rritur me një franshisë prej 2’000 frangave llogaritet të konfrontohen me një rritje të premive prej 7,2 për qind.

Llogaritë i ka bërë Comparis. Sipas specialistit të kësaj platforme shtrenjtimi i premive vjen si rezultat i rritjes së kosotos shëndetësore. Kjo, sipas tij, është gjithmonë kështu. Taksat lidhen me rritjen e çmimeve të spitaleve, ordinacave, medikamenteve si dhe konsultimeve mjekësore me mjekët e urgjencës nëpër spitale. ks