Shtohet numri i migrantëve ilegalë nga Kosova në Zvicër




Që nga fillimi i vitit kufitarët zviceranë kanë arrestuar rreth 400 kosovarë, të cilët ilegalisht kanë udhëtuar në Zvicër, shkruan gazeta «NZZ am Sonntag».

Në muajt e fundit dhjetëra-mijëra kosovarë janë zhvendosur nga atdheu i tyre në Europën Perëndimore. Shumica prej tyre kërkojnë azil në Gjermani, Francë apo Austri – por pothuaj fare në Zvicër. Kjo për një arsye të thjeshtë: shteti zviceran zakonisht i hedh poshtë këto kërkesa brenda 48 orëve. Tani po shtohen indikacionet se kosovarët në të vërtetë nuk vijnë në Zvicër si azilkërkues, por si migrantë ilegalë, shkruan gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag».

«Numri i shtetasve kosovarë, të cilët ndalen për shkak të shkeljeve të ligjit për të huaj është rritur dukshëm muajve të fundit», thotë Alexander Ott, shef i policisë për çështje të të huajve në qytetin e Bernës. «Tani kosovarët janë në krye të listës së të huajve të ndaluar». Sipas tij shumica udhëtojnë me dokumente të rrejshme në Zvicër dhe këtu punojnë ilegalisht, për shembull në hotele dhe restorante, por edhe në bujqësi.

Një zhvillim të ngjashëm e konstaton edhe Korpusi për Ruajtjen e Kufirit: që nga fillimi i vitit rojet kufitare kanë arrestuar 369 shtetas kosovarë nën dyshimin e qëndrimit ilegal. Kjo shihet në një statistikë të hollësishme speciale, të cilën e përpilon Korpusi për Ruajtjen e Kufirit që nga fillimi i vitit 2015. Kështu kosovarët hyjnë në mesin a atyre shtetasve që në Zvicër më së shumti e shkelin ligjin për të huajt.

Autoritetet mendojnë se pas migrimit ilegal qëndrojnë bandat ndërkombëtare të trafikantëve, nënvizon gazeta. Këto banda përbëhen prej bashkëkombësve dhe operojnë kryesisht nga bota e jashtme. Para dy javë e gjysmë autoritetet policore të disa vendeve europiane – mes tyre edhe Zvicra – ia dolën të godasin njërën prej këtyre bandave. Anëtarët e saj dyshohen se vitin e kaluar kanë futur gjithsejtë 10 mijë persona nga Kosova në vendet e Europës qendrore dhe perëndimore.

«Këto grupe kanë qenë shumë mirë të lidhura nga Ballkani në Francë dhe rregullisht kanë sjellë migrantë në Europën perëndimore», thotë Alexander Rechsteiner, zëdhënës i Entit Federal të Policisë së Zvicrës. «Caqe kryesore për migrantët kanë qenë Zvicra, Gjermania dhe Franca». Në kuadër të aksionit mes tjerash në Gjermani, Francë dhe Austri u arrestuan 77 persona. Për luftimin e migracionit dhe tregtisë me njerëz qeveria zvicerane në fund të vitit 2014 ka miratuar një plan aksionar me gati 70 masa. Njëra prej tyre parasheh që deliktet përkatëse të ndiqen në mënyrë edhe më konsekuente.Që nga fillimi i vitit kufitarët zviceranë kanë arrestuar rreth 400 kosovarë, të cilët ilegalisht kanë udhëtuar në Zvicër, shkruan gazeta «NZZ am Sonntag».

Në muajt e fundit dhjetëra-mijëra kosovarë janë zhvendosur nga atdheu i tyre në Europën Perëndimore. Shumica prej tyre kërkojnë azil në Gjermani, Francë apo Austri – por pothuaj fare në Zvicër. Kjo për një arsye të thjeshtë: shteti zviceran zakonisht i hedh poshtë këto kërkesa brenda 48 orëve. Tani po shtohen indikacionet se kosovarët në të vërtetë nuk vijnë në Zvicër si azilkërkues, por si migrantë ilegalë, shkruan gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag».

«Numri i shtetasve kosovarë, të cilët ndalen për shkak të shkeljeve të ligjit për të huaj është rritur dukshëm muajve të fundit», thotë Alexander Ott, shef i policisë për çështje të të huajve në qytetin e Bernës. «Tani kosovarët janë në krye të listës së të huajve të ndaluar». Sipas tij shumica udhëtojnë me dokumente të rrejshme në Zvicër dhe këtu punojnë ilegalisht, për shembull në hotele dhe restorante, por edhe në bujqësi.

Një zhvillim të ngjashëm e konstaton edhe Korpusi për Ruajtjen e Kufirit: që nga fillimi i vitit rojet kufitare kanë arrestuar 369 shtetas kosovarë nën dyshimin e qëndrimit ilegal. Kjo shihet në një statistikë të hollësishme speciale, të cilën e përpilon Korpusi për Ruajtjen e Kufirit që nga fillimi i vitit 2015. Kështu kosovarët hyjnë në mesin a atyre shtetasve që në Zvicër më së shumti e shkelin ligjin për të huajt.

Autoritetet mendojnë se pas migrimit ilegal qëndrojnë bandat ndërkombëtare të trafikantëve, nënvizon gazeta. Këto banda përbëhen prej bashkëkombësve dhe operojnë kryesisht nga bota e jashtme. Para dy javë e gjysmë autoritetet policore të disa vendeve europiane – mes tyre edhe Zvicra – ia dolën të godasin njërën prej këtyre bandave. Anëtarët e saj dyshohen se vitin e kaluar kanë futur gjithsejtë 10 mijë persona nga Kosova në vendet e Europës qendrore dhe perëndimore.

«Këto grupe kanë qenë shumë mirë të lidhura nga Ballkani në Francë dhe rregullisht kanë sjellë migrantë në Europën perëndimore», thotë Alexander Rechsteiner, zëdhënës i Entit Federal të Policisë së Zvicrës. «Caqe kryesore për migrantët kanë qenë Zvicra, Gjermania dhe Franca». Në kuadër të aksionit mes tjerash në Gjermani, Francë dhe Austri u arrestuan 77 persona. Për luftimin e migracionit dhe tregtisë me njerëz qeveria zvicerane në fund të vitit 2014 ka miratuar një plan aksionar me gati 70 masa. Njëra prej tyre parasheh që deliktet përkatëse të ndiqen në mënyrë edhe më konsekuente.