Shtimjanët duan më shumë hapësira të gjelbra

Qytetarët e Shtimes kanë kërkuar më shumë hapësira të gjelbëra dhe parqe në këtë komunë.




Banori i kësaj qyteze, Fadil Ferati, ka ftuar Komunën që të kujdeset më shumë për krijimin e hapësirave dhe parqeve, ku qytetarët do të kalonin kohën e lirë, shkruan sot «Koha Ditore».

Ndërkohë që nga Zyra e informacionit publik në këtë komunë, nga ana tjetër, kanë njoftuar se duke pasur parasysh se parku aktual i Shtimes, që shtrihet përgjatë lumit Shtimjanja, s’mund të konsiderohet të jetë hapësirë e bollshme mjedisore.

Komuna tashmë e ka parë të arsyeshme se ka nevojë për hapësira publike më të mëdha të gjelbra për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve për pushim dhe rekreacion. Sipas ZIP-it, punimet tashmë kanë nisur në këtë plan.