Shtim i lindjeve në Zvicër

Në Zvicër kohëve të fundit po ndodhin kaq shumë lindje, sa nuk është njohur në 20 vitet e fundit. Ja arsyet.

Foto: mokokomo / Shutterstock.com

Numri i lindjeve në Zvicër është shtuar, por megjithatë ka dallime nga kantoni në kanton. Në kantonin Appenzell Innerrhoden nataliteti qëndron në 1,77 fëmijë për grua, kurse në kantonin e Cyrihut dhe të Qytetit të Baselit gratë sjellin me 1,55, përkatësisht 1,37 ndjeshëm më pak fëmijë në jetë. Ku qëndron arsyeja?, pyet Wochenzeitung.

Gazeta këtë e arsyeton me ndarjen klasike të roleve në çift në kantonet rurale. Për më tepër, lindshmëria nëpër ndërmarrjet familjare shihet si e ardhmja e firmës. Ndonëse edhe nëpër qytete shihet një bum i lindjeve. Dhe, si arsye për këtë merret demografia. Janë vajzat e gjeneratës së bumit të lindjeve që sot janë në moshën e lindjeve: Sot në Zvicër ka më shumë gra ndërmjet moshës 26 dhe 36 vjeç.

Për më tepër, çiftet e reja banojnë më shpesh në qytet, ndërsa më parë më shumë gjindeshin në paralagje të tyre. Edhe emigrantët, familjet e të cilëve kanë më shumë fëmijë, më së shumti banojnë në qytete. Madje besohet se ky trend do të vazhdojë. Në çështje të politikave familjare Zvicra po shkon drejt modeleve skandinave, si në Norvegji, Finlandë dhe Suedi. Konform kësaj edhe nataliteti zviceran mund të shkojë në 1,8 fëmijë për grua.

Shifrat e natalitetit në Zvicër, sipas kantoneve janë: Appenzell Innerrhoden, 1,77; Appenzell Ausserrhoden 1,72; Obwalden 1,71; Freiburg 1,66; Jura 1,65; Schwyz 1,60; Thurgau 1,60; Zug 1,59; Waadt 1,59; Neuenburg 1,58; Aargau 1,57; Zürich 1,55; St. Gallen 1,54; Glarus 1,54; Basel-Landschaft 1,54; Luzern 1,53; Wallis 1,51; Genf 1,50; Bern 1,50; Nidwalden 1,50; Solothurn 1,48; Graubünden 1,48; Schaffhausen 1,48; Tessin 1,41; Basel-Stadt 1,37. ks