Shteti, që kontestohet prej qytetarëve dhe fqinjëve

Jemi gati të hyjmë në një fshat shqiptar në Maqedoni. Miku im thotë: «Kur ta marrin vesh se je amerikan, me siguri se do ta prenë një qengj në shenjë nderimi». Pse? Gjatë luftës në Kosovë më 1998-99, ne amerikanët bombarduam serbët, duke mbrojtur shqiptarët. Pjesa e katërt e reportazhit nga Maqedonia e «National Online Review».

Nga Jay NORDLINGER*

Dëgjoj një shaka nga koha e komunizmit. Lidhet me një mori gjërash të realitetit. Mund ta prish pak kuptimin e shakasë – kujtesa ime mund të jetë e dobët – por nuk besoj se do ta huq thelbin e saj.

E bija e Zhivkovit, diktatorit bullgar, ishte ndaluar nga policia për tejkalim shpejtësie. Oficeri ia shkroi asaj një tiketë. Ai e bën një vrimë në tiketën e gjobës, që ishte procedurë e detyrueshme shtetërore. Tek pastaj e merr vesh se kush është gruaja e gjobitur. I shkruan pranë vrimës: «Kjo nuk është vrimë».

Pra, «kjo nuk është vrimë» është bërë një shprehje që po përdoret për ta nxjerrë të vërtetën për sistemin e padrejtë.

Në Shkup syri ju kapë pamje alla «Occupy». Një qytezë e vogël me tenda najloni, që është vendosur prej studentëve të shkollës së mesme. Ata po bojkotojnë procesin mësimor në shenjë proteste ndaj standardeve më të larta të matematikës.

Nuk mendoj se edhe ata mendojnë krejtësisht kështu. E di se nuk do të shqetësoheshin. Por mendoj se me këtë qasje gjërat nisin të marrin të mbrapshtën.

Dy gra ecin pranë qytetit-tendë. Njëra i thotë tjetrës: «Ata do të duhej të ishin në mësime».

Shoh një shenjë në një pemë, një fjali e shkruar me të zeza të theksuara fort. E pyes një mik çfarë kuptimi ka. «Është një listë rregullash. Rregullat e ‹zonës së kampit›. Për shembull: ‹Nuk ka struktura vertikale›».

Në fillim mendoj se miku im e ka fjalën për struktura fizike: Tenda dhe kasolle, e kështu me radhë. A duhet që ato të jenë të ulëta dhe horizontale, alla Frank Lloyd Wright? Por rregulla e ka fjalën – «s’ka hierarki, s’ka shefa dhe indianë». Aha! Tash e kapa.

Është ditë e mirë me diell. «Stand By Me» po dëgjohet prej stereos (ose çfarëdo që tani përdoret për të lëshuar muzikë). Pas pak dëgjohet edhe «Summer of Love». Me siguri se tani ca çuna e goca po vallëzojnë, duke harruar mësimet dhe bërë qejf. E kështu me radhë.

Dhjetëra fëmijë po tymosin duhan. Miku im thotë: «Po, kjo është e zakonshme këtu dhe fëmijët romë nisin ta pinë qysh në moshën shtatëvjeçare».

Nxënësit e shkollave të mesme ka një javë që janë vendosur këtu dhe higjiena me siguri se mund të jetë qençe. Por janë të rinj dhe gjithçka iu ka hije.

Flas me njërin prej nxënësve, një djalosh i artikuluar me emrin Ognan. Pavarësisht prej rregullës «s’ka hierarki», ai duket qartë se është prijësi. Përveç anglishtes, flet edhe gjermanishten (si dhe gjuhën e tij amtare, maqedonishten, dhe kushërirën e saj, serbishten).

E pyes se çfarë po ia pret mendja se do të bëhet në të ardhmen. Thotë se do ta studiojë matematikën. Me siguri se do të ndjekë studimet në Maqedoni, pastaj të transferohet në një universitet në Gjermani.

Ma merr mendja se do t’u kthehet ditëve «Occupy» me mendime të thella. Pastaj do të bëhet biznesmen konservator.

Një Maji është e shënuar, andaj është edhe e dita e së majtës. Njerëzit po këndojnë «Bandiera Rossa», himnin e vjetër të të kuqve. Dhe ata kanë dalë të marshojnë në rrugë.

Ata ecin nëpër qendër. Është turma e zakonshme e së majtës. Të gjithë i njohin. Ka edhe anëtarë të sindikatës së arsimit me kanotiere të kaltra. Ata më kujtojnë mua «njerëzit e purpurt», njerëzit e dashur të SEIU-së me kanotieret e tyre të purpurta.

Ka edhe zyrtarë të LSDM-së – «postkomunistëve» – dhe njerëz që thjesht janë protestues profesionistë. Qysh edhe thashë, turmë e zakonshme.

Flamujt e kuq shihen gjithkah dhe janë të gjerë, të pazbukuruar. Dhe duken si mos më keq pa çekanët dhe draprit, ose të paktën një yll. Por shumë shpejt shoh nja dy flamuj me imazhin e Che Guevaras.

Shkupi dridhet prej zhurmës të së majtës. Është shurdhuese si zakonisht. Njerëzit nuk pushojnë së fishkëllyeri për një arsye të padukshme. Shkelje? Po ulërijnë.

Tani turma po bërtet diçka në kor. E pyes mikun tim: «Çfarë po brohorasin?» Ai përgjigjet: «Është: ‹S’ka drejtësi, s’ka paqe›» Përnjëmend? Tamam si puna e Sharptonit dhe miqve të tij? Ndihem mirë në atdheun tim.

Një shenjë e përshkruan kryeministrin Gruevski, dhe thekson se «ai u merr të varfërve dhe ua jep të pasurve». Afërmendsh. Virtualisht e gjithë tabloja «Occuppy» (zhurmueshëm) në vend.

Por kjo është një tablo që ka peshë. Është marshim midis qendre. Nuk është bash çfarëdo.

Në anën tjetër – matanë sheshit – marshon një grup i vogël, i vetmuar. Pse? Miku im ma shpjegon: «Ata po përleshen me një grup tjetër. Ata mendojnë se grupi tjetër po korrupton lëvizjen e punëtorëve, duke pranuar kaq shumë para prej Sorosit».

Mirë shumë.

Më në fund turma ndalet dhe nisin fjalimet e shumëpritura. Një folës kujton aferën në Haymarket më 1886, ngjarjen në Chicago ku përnjëmend nisi Dita e Një Majit. «Mund të jetë një ditë pushimi, rekreacioni dhe pikniku për disa njerëz», thotë ai, «por për ne, është një ditë që kujton trazirat dhe gjakderdhjen. Rroftë Një Maji!»

E dini qysh shkojnë këto punë…

Pavarësisht se a është fjala për Ann Anborin tim apo në kryeqytetin maqedonas, e majta, e majtë mbetet kudo: e zhurmshme, kërcënuese dhe dukshëm jodemokratike. Këta njerëz do të na fusnin edhe ne në kamp, besomëni.

Vozis në drejtim të Kumanovës, një qytet rreth dyzetë kilometra nga Shkupi. Fakt interesant: Qyteti dhe njerëzit e tij përmenden te Gibboni. Ata janë pjesë e dramës romake.

Para katërmbëdhjetë vjetësh, më 2001, ka pasur luftime në këtë vend ndërmjet militantëve shqiptarë dhe forcave të sigurisë së shtetit. Tani jam afër kufirit serb, ku ka fshatra shqiptare dhe fshatra maqedonase grumbull. Para disa viteve, njerëzit në këto fshatra po e vrisnin njëri-tjetrin.

Jemi gati të hyjmë në një fshat shqiptar. Miku im thotë: «Kur ta marrin vesh se je amerikan, me siguri se do ta prenë një qengj në shenjë nderimi». Pse? Gjatë luftës në Kosovë më 1998-99, ne amerikanët bombarduam serbët, duke mbrojtur shqiptarët.

Këto ditë, qengjat kanë dalë në kullosa gjithandej (çka do ta shijoja mishin në hell).

Në këto fshatra ka emigrantë, duke pritur të trafikohen matanë kufirit serb, me destinacionin e tyre të fundit Gjermaninë. Këta njerëz vijnë nga Afganistani, Siria, shtetet afrikane me ngjyrë dhe ngado tjetër. I shoh me sytë e mi. Çfarë jete duhet të kenë pasur që kanë marrë udhëtimin e mundimshëm prej atdheut, duke kërkuar jetë më të mirë.

Do të doja të citoja një raport lajmesh botuar disa ditë më parë:

Së paku katërmbëdhjetë emigrantë vdiqën pasi u goditën prej një treni në hekurudhën e rrethuar me shkurre e male teksa ata po kalonin në Maqedoni me cak Evropën Perëndimore, ka bërë të ditur policia. Mediat lokale kanë raportuar se emigrantët shpeshherë përdorin hekurudhën si udhëzues derisa ia mësyjnë Maqedonisë prej veriut të Greqisë.

Në fshatin shqiptar, ka monumente të prijësve të tyre të rënë në luftën e vitit 2001. Këto monumente nuk janë krejtësisht ndryshe prej monumenteve të Konfederatës në tokën amerikane. Apo jo? Një fakt interesant për Maqedoninë: shumica e njerëzve nuk kanë makina. Ky nuk është një vend që i jep fort makinave. Pse? Benzina kushton dyfish më shtrenjtë se në Amerikë. Dhe pagat janë pesëfish më të ulëta.

Dreqi e marrtë këtë punë.

Siç thashë edhe më herët në këtë reportazh të gjatë, miqtë e mi konservatorë këtu janë thellësisht të shqetësuar për efektin e «Sorosoidëve» – aktivistë që financohen prej George Sorosit, dhe gjithashtu prej taksapaguesve amerikanë, që u japin para Sorosit dhe miqve të tij nëpërmjet USAID-it). Nuk ka aktivizëm të ngjashëm në anën konservatore. Njëri më thotë: «Ne përnjëmend po duhet të bëjmë njëfarë konservatorizmi të vetëmësuar. Na duhet ndihmë. Na duhet baza. Na duhen demonstrime të shoqërisë civile».

Instituti i Sorosit e ka emrin «Shoqëria e Hapur». Do të duhej të kishte një kundërinstitut – një institut konservator, asi klasiko-liberal – të quajtur «Shoqëria Përnjëmend e Hapur».

Shpeshherë kam qenë kureshtar për «urrejtjet antike» në Ballkan. Na është thënë se «urrejtjet antike» ekzistojnë këtu, aso që kanë lëshuar rrënjët thellë. Kam pasur moti kohë një përshtypje se «urrejtjet antike» nuk janë të natyrshme për njerëzit, ose për ata që janë pasardhës popujsh, por u futen në kokë njerëzve prej demagogëve dhe radikalëve, që janë njerëzit më të përdreqtë dhe shpirtgjarpërinj në faqe të dheut.

E pyes një gazetar veteran kur njerëzit nisën ta ndjenin veten serbë, kroatë, sllovenë, e kështu me radhë. Ai thotë: «Kah vitet 1986, 1987».

Si shumë njerëz edhe unë ndjej njëfarë tensioni brenda vetes. Unë jam mbështetës i papërmirësueshëm i identitetit kombëtar dhe vetëvendosjes. Por jam edhe për universalizëm. Dhe ballkanizimi, përmbledhur me një shprehje, di ta teprojë.

Disa ditë pasi largohem, krisin luftimet në Kumanovë. Këmbehen të shtëna ndërmjet militantëve shqiptarë dhe forcave maqedonase të sigurisë. Mbi njëzetë të vdekur. E majta thotë se gjithë këtë e inskenoi Qeveria, që të distanconte veten prej skandalit të përgjimeve.

A është e kësisojtë e vërteta maqedonase? A mos e kurdis Qeveria e VMRO-së gjithë këtë hata qysh bëri George W. Bushi, Dick Cheney dhe Condi Rice me 11 shtatorin?

Siç e shihni, Maqedonia ka hallet e veta – madje nuk janë çfarëdo probleme. Çështja shqiptare. Përpjekjet e përhershme greke që t’i zihet fryma republikës maqedonase para se të nisë të frymojë lirshëm. Fakti se rrjeti i Sorosit formëson perceptimin e botës për Maqedoninë.

Maqedonia në shtatorin e vitit të ardhshëm do ta festojë 25-vjetorin e shtetit. Ma ha mendja se një mënyrë për ta shikuar këtë punë është që Maqedonia e vitit 2016 do të jetë si Amerika e vitit 1801 (nëse ne e nisëm më 1776).

Në pjesën e dytë të këtij shkrimi të gjatë, citova «një burrë të së majtës demokratike». Do ta citoj përsëri: «Maqedonia nuk është shtet i përsosur, por ju nuk mund të flini në shtrat në një shtet komunist dhe të zgjoheni në Danimarkë. Duhet të kultivoni rrënjët dhe t’i zhvilloni institucionet».

S’e luan topi. Shpresoj se maqedonasve do t’u dhurohet dhurata – dhurata e paçmuar – ajo e kohës.

(Fund)

*Jay Nordlinger ka udhëtuar në Maqedoni në fund të prill dhe në fillim të majit. Shkrimet e tij do të botohen edhe në revistën e shtypur «National Review». Është redaktor senior në «National Review» dhe anëtar sendor në «National Book Review. Libri i tij i ri do të botohet me studime për bijtë dhe bijat e diktatorëve. Ka shkruar edhe për historinë e çmimit Nobel të Paqes. Në fushën e gazetarisë ka shkruar për tema të ndryshme, përfshirë politikën, punët e jashtme dhe artin.

Foto: Nagip ISMAILI - NAGI