Shtetet e Ballkanit perëndimor kërkojnë një hov të ri për zgjerimin e UE-së

Në Kongresin Pan-Europian në Vjenë u paraqitën kryetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Ata janë për përshpejtimin e proceseve të integrimit në UE të vendeve të tyre. Ky mbetet një qëllim i palëkundur i këtyre shteteve. Raporton «Tiroler Tageszeitung».

Botond Horvath / Shutterstock.com

Më shumë vrull për procesin e zgjerimit të UE-së dëshirojnë shtetet e Ballkanit perëndimor. Kryetarët e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe të Kosovës, Hashim Thaçi, theksuan njëzëri të shtunën në Kongresin Pan-Europian në Vjenë që për vendet e tyre pavarësisht ngadalësimit, nuk ka alternativë tjetër, pos anëtarësimit në UE.

Presidenti maqedonas Ivanov nënvizoi se aderimi në NATO dhe UE për Maqedoninë janë «caqe strategjike». Unioni për momentin nuk gjindet në një situatë të mirë, por Europa me vlerat e saj, lirinë, barazinë dhe paqën paraqet «një model». Padyshim që për shkak të Brexitit dhe problemeve të sigurisë euroskepticizmi është rritur. Maqineria e integrimit është ngadalësuar. «UE-ja është ballkanizuar», ajo duhet të «ri-europeizohet», dëshiron Ivanov.

Gjithsesi, Maqedonia i qëndron ambicies së saj euro-integruese. «Ideja për zgjerimin ishte motori i transformimit» të shteteve të Ballkanit. Vendime më të shpejta në UE do të ishin inkurajuese, sipas Ivanovit. Pa e përmendur në emër Greqinë, ai vërejti që një anëtar i UE-së po e bllokon vazhdimisht Maqedoninë (emri zyrtar FYROM, vërejtje e redaksisë). «Jemi lodhur duke pritur». Megjithatë presidenti i Maqedonisë e pranoi që Europa do kohë. «Rrugëtimi për në Europë është më i rëndësishme se vetë qëllimi.»

Kryetari i Shqipërisë foli për «probleme absorbimi» të UE-së. Vendi anëtar i NATO-s, Shqipëria, është e vetëdijshme se duhet t’i përmbushë kushtet e UE-së, edhe atë sipas stadit të tanishëm. 90 për qind të shqiptarëve e miratojnë aderimin në UE. Ballkani perëndimor e meriton edhe më tutje vëmendjen e madhe të UE-së. Këto vende, pas vitesh konflikte etnike, janë përcaktuar për bashkëpunim. «Ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi për procesin e zgjerimit», u shpreh Nishani. Kjo për shqiptarët është «rruga e vetme» që mundëson reforma.

«Shqiptarët ndihen europianë», theksoi presidenti Nishani. Vendi i tij ka kaluar nëpër diktaturën më të keqe të Europës dhe nga izolimi i plotë pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka qenë pjesë e zhvillimit të Europës. Por, në dy dekada e gjysmë të fundit Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha. Për kalimin e reformave të domosdoshme i duhet ndihma dhe partneriteti i UE-së. Plus: Siguria nuk mund të arrihet përses ngritjes së mureve.

Presidenti kosovar, Thaçi, e shquajti miratimin prej 95 për qind të vendit të tij për në UE. «Mirëqenia e ka përjashtuar Ballkanin perëndomor. Rruga nuk ka mbaruar akoma.» Njëri prej problemeve është se disa shtete të UE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën. Para së gjithash Republikën e Kosovës duhet ta njohë Serbia. Shtetet e Ballkanit nga Brukseli kërkojnë «trajtim të barabartë». Me integrimin e këtyre vendeve multietnike «Europa do të bëhet më e mirë», është i bindur Thaçi.

«I gjithë rajoni dëshiron të jetë pjesë e familjes europiane, pa kufinj», vazhdoi presidenti i Kosovës. Sot në Ballkan ka një bashkëpunim të mirë rajonal. Thaçi e lavdëroi qartë kooperimin e mirë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Çdo vend i Ballkanit e synon perspektivën euripiane. Së këndejmi, nuk është «një mesazh i mirë», kur Brukseli thotë që në pesë vitet erdhshme nuk do të ketë zgjerim.

Në debatin e formatit të lartë lidhur me zgjerimin e UE-së presidentët e thyen një heshtë për të rinjtë. «Të rinjtë nuk dëshirojnë të jetojnë me armiqësitë e së kaluarës. Ata duan një jetë më të mirë në demokraci, paqë dhe mirëqenie» në UE, theksoi Thaçi. Kosovarët janë të lumtur që kapitulli i luftërave etnike ka mbaruar. Ivanov shpalli: «Të rinjtë duan hapësira të hapura. Një mendje e hapur është rezultat i një hapësire të hapur.» Nishani vërejti që Shqipëria është një shtet i ri, politikisht si demografikisht. «Këtë energji duhet ta orientojmë në drejtimin e duhur.»

Presidenti austriak i Pan-Europës, Karl Habsburg, me rastin e përshëndetjes së presidentëve u shpreh: «Pa vendet tuaja Europa nuk është e plotë.» Para Kongresit foli edhe Laris Gaiser, kryetar i lëvizjes pan-europiane sllovene. Seksione kombëtare të Pan-Europës, sipas informacionit të sekretarit të përgjithshëm Rainhard Kloucek, me pak përjashtime, sot ekzistojnë pothuajse në të gjitha shtetet e Europës. ks