Shteret lumi Nerodime




Lumi Nerodime në Ferizaj është shterur.

 

Banorët e rrugës «Shaban Biba» që kalon afër rrjedhës së lumit, kanë thënë se «Nerodimja» është e shterur që një javë shkaku i thatësisë, por edhe shkaku i keqpërdorimit nga banorët.

«Kanë dalë gypat e kanalizimit, por edhe kur ka pas ujë, qytetarë të papërgjegjshëm kanë futur motorët në lumë për ujitje të bahçes», ka thënë një banor, i cili nuk ka dashur t’i përmendej emri.