Shqiptarit nga Mali i Zi ia vjedhin në Vushtrri pasaportat dhe telefonat

Një shqiptari, shtetas i Malit të Zi, dje në Vushtrri ia kanë vjedhur dy çanta, në të cilat kishte dy pasaporta dhe katër telefona.

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës thuhet se në Vushtrri, më 13 qershor, pra dje, në orën 16:20, ankuesi mashkull, shqiptar, shtetas i Malit të Zi, ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura e tij kanë vjedhur dy çanta, në të cilat kishte dy pasaporta, njëra e Malit të Zi dhe tjetra e Shqipërisë, si dhe katër telefona, transmeton Koha.net.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin dhe identifikimin e të dyshuarit.