Shqiptari nga Rinikeni dënohet me 20 vjet për vrasjen e gruas – definitivisht

Gjyqi Federal e konfirmon vendimin e Gjykatës së Lartë të Aargaut: Kosovari merr 20 vite burg për vrasjen e bashkëshortes.

Foto: sergign / Shutterstock

48-vjeçari kosovar, i cili më 2009 në Riniken AG e vrau gruan në mes të rrugës, është dënuar për vdasje dhe rrezikim jete me heqje lirie prej 20 vitesh. Gjyqi Federal e ka refuzuar ankimimin e të akuzuarit.

Gjykatësit e Lozanët, të Gjyqit Federal, i qëndrojnë vendimit të Gjykatës së Lartë të Aargaut, të cilin e kualifikojnë si korrekt. Dorasi më 2008 duhej të dilte nga banesa e përbashkët. Nga aty ku ai jetonte me bashkëshorten dhe tre fëmijët e përbashkët. Gruaja dëshironte të ndahej.

Nëtë ditë para vrasjes, më 9 prill 2009, burri kishte thurur një lloj testamenti, transmeton «watson.ch». Aty ai e kishte bërë fajtore gruan për problemet që kishte. Ajo e paskësh thyer krenarinë e fisit të tij. Ai duhej të përmbushte detyrën për të lënë një shembull për pasardhësit e fisit. Dhe, shpreson se fëmijët do t’i kthehen familjes së tij.

Me fjalën detyrë, nxjerr vendimi i Gjyqit Federal, autori ka nënkuptuar vrasjen. Ai në një vendndalim të postës, nga një distancë prej më pak se dy metrash ka shtënë pesë plumba në drejtim të gruas së tij.

Në vijë të drejtpërdrejtë të qitjes qëndronte një person tjetër, prandaj dorasi akuzohet edhe për rrezikim jete. ks