Shqiptarët synojnë të «pushtojnë» parlamentin e Zvicrës




Gazeta zvicerane «20minuten» shkruan se pas pushtimit të fushës së futbollit është vetëm çështje kohe një shqiptar do të zgjidhet në parlamentin zviceran.

Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri dhe shumë të tjerë: këta emra janë të njohur për çdo zviceran. Në stacionin e trenit në Zürich këto ditë udhëtarët i përshëndet Xherdan Shaqiri – nga një reklamë për një pije të zezë globale. Në fushën e futbollit shqiptarët e Zvicrës luajnë në nivel nacional. Tani, siç shkruan gazeta «20minuten», është vetëm çështje kohe kur shqiptarët do të luajnë edhe në ligën e parë të politikës zvicerane. Në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe disa kandidatë shqiptarë e kanë ndërmend të provojnë fatin.

Më së shumti gjasa të hyjë në parlamentin zvicerane ka Arbër Bullakaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate në kantonin e St. Gallenit. Në listën e kandidaturave ai gjendet në vendin e nëntë – gjë që konsiderohet si pozicionim i mirë. Bullakaj ka ardhur në Zvicër në moshën 8-vjeçare. Ai mendon se të huajve në Zvicër u mungon zëri në politikë. «Përherë thuhet se parlamenti përfaqëson popullin në demokracinë tonë direkte. Por migrantët janë tepër pak të përfaqësuar», thotë ky 29-vjeçar për «20minuten». Bullakaj ka treguar se nga komuniteti shqiptar ai gëzon mbështetje të madhe. Ai thotë po ashtu se është vetëm çështje kohe kur një shqiptar do të zgjidhet në parlamentin zviceran. Bullakaj beson se shumë probleme të migrantëve i sheh nga një perspektivë tjetër dhe ofron zgjidhje, ta zëmë në fushën e integrimeve. «Për shembull në qytetin e Wil-it kemi lansuar një kërkesë, sepse taksat për marrjen e shtetësisë në lartësi prej 2500 franga janë të tepër të larta për një familje. Barriera të tilla pengojnë integrimin».

Për Partinë Demokristiane të Zvicrës (CVP) kandidon Shpëtim Xhemaili nga kantoni Solothurn. Ai ka lindur në Zvicër, prindërit e tij janë nga Maqedonia. Xhemaili thotë se me kandidaturën e tij synon t’i shtyjë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Zvicër. Ai thotë se ndonëse është mysliman CVP-në e konsideron parti ideale që përfaqëson vlerat në të cilat beson, për shembull mbrojtjen e  familjes. Xhemaili e quan idhull të politikës ministren e transportit Doris Leuthard, e cila po ashtu vjen nga radhët e CVP-së. Xhemaili shpreson se zgjedhësit nuk do t’ia heqin emrin nga lista vetëm për shkak se ka emër shqiptar. «Në çdo vend ka qytetarë të mirë dhe të këqinj. Rrënjët shqiptare për mua janë të rëndësishme, por atdheu im është Zvicra».

Blerim Bunjaku, një tjetër politikan me nacionalitet shqiptar, e ka tërhequr kandidaturën për shkak se mendon se gjasat për t’u zgjedhur anëtar i parlamentit janë të vogla. Bunjaku akuzon partitë zvicerane se i përdorin kandidatët shqiptarë vetëm për të marrë vota. Ai beson se përveç Arbër Bullakajt asnjë tjetër kandidat nuk ka shanse të hyjë në parlament. Sipas Bunjakut shumica e të rinjve të gjeneratës së dytë të shqiptarëve në Zvicër nuk interesohet gati fare për zhvillimet politike. Bunjaku ka qenë anëtar i Partisë Evangjeliste të Zvicrës, por para pak ditësh është larguar në shenjë proteste kundër kolegëve të partisë, të cilët, siç thotë, e shikonin me mosbesim. «Imazhi i shqiptarëve përfiton nga futbollistët e kombëtares zvicerane, por ende ka shumë paragjykime: thuhet se shqiptarët janë punëtorë ndihmës, kriminelë, të pakulturuar dhe dilerë droge», deklaroi Bunjaku. -lliGazeta zvicerane «20minuten» shkruan se pas pushtimit të fushës së futbollit është vetëm çështje kohe një shqiptar do të zgjidhet në parlamentin zviceran.

Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri dhe shumë të tjerë: këta emra janë të njohur për çdo zviceran. Në stacionin e trenit në Zürich këto ditë udhëtarët i përshëndet Xherdan Shaqiri – nga një reklamë për një pije të zezë globale. Në fushën e futbollit shqiptarët e Zvicrës luajnë në nivel nacional. Tani, siç shkruan gazeta «20minuten», është vetëm çështje kohe kur shqiptarët do të luajnë edhe në ligën e parë të politikës zvicerane. Në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe disa kandidatë shqiptarë e kanë ndërmend të provojnë fatin.

Më së shumti gjasa të hyjë në parlamentin zvicerane ka Arbër Bullakaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate në kantonin e St. Gallenit. Në listën e kandidaturave ai gjendet në vendin e nëntë – gjë që konsiderohet si pozicionim i mirë. Bullakaj ka ardhur në Zvicër në moshën 8-vjeçare. Ai mendon se të huajve në Zvicër u mungon zëri në politikë. «Përherë thuhet se parlamenti përfaqëson popullin në demokracinë tonë direkte. Por migrantët janë tepër pak të përfaqësuar», thotë ky 29-vjeçar për «20minuten». Bullakaj ka treguar se nga komuniteti shqiptar ai gëzon mbështetje të madhe. Ai thotë po ashtu se është vetëm çështje kohe kur një shqiptar do të zgjidhet në parlamentin zviceran. Bullakaj beson se shumë probleme të migrantëve i sheh nga një perspektivë tjetër dhe ofron zgjidhje, ta zëmë në fushën e integrimeve. «Për shembull në qytetin e Wil-it kemi lansuar një kërkesë, sepse taksat për marrjen e shtetësisë në lartësi prej 2500 franga janë të tepër të larta për një familje. Barriera të tilla pengojnë integrimin».

Për Partinë Demokristiane të Zvicrës (CVP) kandidon Shpëtim Xhemaili nga kantoni Solothurn. Ai ka lindur në Zvicër, prindërit e tij janë nga Maqedonia. Xhemaili thotë se me kandidaturën e tij synon t’i shtyjë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Zvicër. Ai thotë se ndonëse është mysliman CVP-në e konsideron parti ideale që përfaqëson vlerat në të cilat beson, për shembull mbrojtjen e  familjes. Xhemaili e quan idhull të politikës ministren e transportit Doris Leuthard, e cila po ashtu vjen nga radhët e CVP-së. Xhemaili shpreson se zgjedhësit nuk do t’ia heqin emrin nga lista vetëm për shkak se ka emër shqiptar. «Në çdo vend ka qytetarë të mirë dhe të këqinj. Rrënjët shqiptare për mua janë të rëndësishme, por atdheu im është Zvicra».

Blerim Bunjaku, një tjetër politikan me nacionalitet shqiptar, e ka tërhequr kandidaturën për shkak se mendon se gjasat për t’u zgjedhur anëtar i parlamentit janë të vogla. Bunjaku akuzon partitë zvicerane se i përdorin kandidatët shqiptarë vetëm për të marrë vota. Ai beson se përveç Arbër Bullakajt asnjë tjetër kandidat nuk ka shanse të hyjë në parlament. Sipas Bunjakut shumica e të rinjve të gjeneratës së dytë të shqiptarëve në Zvicër nuk interesohet gati fare për zhvillimet politike. Bunjaku ka qenë anëtar i Partisë Evangjeliste të Zvicrës, por para pak ditësh është larguar në shenjë proteste kundër kolegëve të partisë, të cilët, siç thotë, e shikonin me mosbesim. «Imazhi i shqiptarëve përfiton nga futbollistët e kombëtares zvicerane, por ende ka shumë paragjykime: thuhet se shqiptarët janë punëtorë ndihmës, kriminelë, të pakulturuar dhe dilerë droge», deklaroi Bunjaku. -lli