Shqiptarët presin veç fitore nga përballja e sotme

Shqiptarët presin veç fitore nga përballja e sotme ndaj Serbisë, në kuadër të sfidës për eliminatorët në rrugën drejt kampionatit evropian që do të mbahet në Francë, vitin e ardhshëm.




Në pyetjen «Kush do të ngadhënjejë në Elbasan Arena më 8 tetor?», në sondazhin e portalit Koha.net, fiks 8867 persona kanë votuar se kjo do të jetë Shqipëria. E përkthyer në përqindje i bie që 81.5 për qind e shqiptarëve besojnë në fitoren e kuqezinjve.

Ndërkaq, 800 votues, apo 7.4 për qind kanë bindjen se në Elbasan fitues do të dalë kombëtarja serbe.

Pjesa tjetër, 1213 ose 11.1 për qind kanë bindjen se ndeshja do të ndahet baras.