Shqiptarët në veri të Ibrit kundër ndryshimit të kufijve komunalë

Të shqetësuar nga pretendimet e fundit të drejtuesve të komunës së re në veri të Mitrovicës, për të futur nën administrim të kësaj komune tërë hapësirën përgjatë pjesës veriore të lumit Ibër, e banuar kryesisht me shqiptarë (gjë që bie ndesh me planin e Ahtisarit), banorët e lagjeve dhe fshatrave veriore:Lagja e Doktorëve, Kroi i Vitakut, Shtatë Shtatori, Suhadoll, Vidimriq, Gushafc dhe Vinarc, janë tubuar në orët e pasdites në ambientet e shkollës së Suhadollit dhe kanë kërkuar që aty të shkoi kryetari i komunës, Agim Bahtiri, për t’i njoftuar më detajisht për këtë çështje.




ishin tubuar aty për t’i njoftuar me kërkesat më të reja të drejtuesve serbë të komunës së re në veri të lumit Ibër dhe për të dëgjuar vërejtjet, sugjerimet, propozimet dhe kërkesat e tyre, transmeton Koha.net.

«Ajo që ju keni dëgjuar, se serbët është e vërtetë dhe unë e kuptoj plotësisht shqetësimin tuaj, sepse edhe vet jam i shqetësuar dhe i brengosur për zhvillimet lidhur me definimin e kufijve administrativ ndërmjet komunës së deritashme që unë e drejtoj e ju jeni banorë të saj dhe komunës së re, të formuar në veri të lumit Ibër, që serbët, pas ndryshimit me dhunë të realitetit atje, janë shumicë dhe drejtohet nga ata», ju tha banorëve shqiptarë të tubuar, kryetrai Bahtiri .

Ai na vazhdim tha konkretisht se serbët po kërkojnë që kufijtë administrativ midis dy komunave, të përcaktuar më parë sipas pakos së Ahtisarit, që vet e kishin pranuar më parë, tani kur kufijtë duhet të shenjëzohen, të ndryshojnë dhe të zgjerohen në favor të tyre, duke ia bashkëngjitur pjesë të tjera të lagjeve dhe fshatrave përgjatë lumit Ibër, të banuara kryesisht nga ju, pra shqiptarët, komunës së re që ata e drejtojnë.

«Unë lidhur me këtë ua kam bërë të qartë serbëve, drejtuesve më të lartë të vendit dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, se pakoja e Ahtisarit në asnjë mënyrë nuk duhet të ndryshojë dhe se një gjë e tillë është e papranueshme për mua si kryetar, por para së gjithash për vet qytetarët e këtyre hapësirave. Nëse, ndokush është i pakënaqur me pakon e Ahtisarit, kur është fjala për pjesën lidhur me Mitrovicën, atëherë shqiptarët janë ata që duhet të jenë më të pakënaqurit, sepse janë dëmtuar shumë, pasi që në një hapësirë, që tani i takon komunës së re në veri të qytetit, të drejtuar nga serbët, ku para lufte kanë qenë shumicë, tani janë pakicë», ka thënë kryetari Bahtiri.

Sipas tij, nëse hapet kjo çështje, atëherë lagja Kroi i Vitakut, e banuar me shqiptarë dhe të gjitha tokat e shqiptarëve përreth saj, duhet t’i bashkëngjiten komunës legjitime të tyre, nga e cila janë ndarë padrejtësisht dhe pa i pyetur fare.

Të gjithë diskutuesit: Shinasi Uka, Musa Jonuzi, Shaqir Behrami, Luzim Imeri, Halil Ujkani, Gëzim Rama, Ali Këpuzi, Zymber Ismajli, Irfan Alushi dhe Raif Braha, pasi folën për të gjitha të këqijat që atyre ua kanë sjellë serbët, para, gjatë dhe pas lufte, duke përmendur qindra të vrarë e të plagosur, mbi 12.000 të dëbuar me dhunë nga pronat e tyre etj, thanë se kurrë nuk do të pranojnë që të jenë banor të komunës së re në veri të qytetit, që drejtohet nga serbët.

Ata e përgëzuan kryetarin Bahtiri për qëndrimin e tij të drejtë lidhur me këtë çështje, duke i dhanë njëkohësisht mbështetje të plotë për ët mbrojtur qëndrimi n e tij e që është e dhe i tyre, që në asnjë mënyrë dhe pa marrë parasysh presionet e ndryshme ngado që ato vijnë, të mos pranoj ndryshimin e kufijve administrativ të përcaktuar më parë me planin e Ahtisarit.

«Nëse ndokush tenton që pa pëlqimin e tonë dhe me dhunë të ndryshoj këta kufij, atëherë ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe pronat tona deh në asnjë mënyrë nuk do të bëhemi banorë të një komune që drejtohet nga serbët», thanë ata.