Shqiptarët në sytë e një shkrimtareje zvicerane*

Elisabeth Kaestli prej vitesh jeton në Kosovë. Shkrimtarja deri tani ka botuar disa libra për Kosovën. Ajo flet për faktet dhe paragjykimet ndaj shqiptarëve.




Zonj Kaestli, ju jetoni prej rreth pesë vitsh në Kosovë. Çfarë përvoje është kjo për një zvicerane?

Për mua si zvicerane është shumë e këndshme të jetoj në Kosovë, sepse këtu ndihem e mirëseardhur. Kjo ndoshta vlenë posaçërisht për zvicerane dhe zviceranë, për shkak të gjith atyre lidhjeve ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Mirëpo njerëzit në Kosovë në përgjithësi janë të dashur me mysafirët e huaj.

Duke qenë se Ksova është një shtet i ri, një vend «në tranzicion», i cili ka një histori të gjatë shtypjeje dhe një luftë pas vetes, infrastruktura nuk është ende si ajo në Zvicër. Kjo e bën përditshmërinë aty-këtu më të vështirë, por edhe më gjallëruese dhe sfiduese se në Zvicër.

Është këndshme që shumë njerëz në Kosovë flasin shqip, anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër të Europës perëndimore. Dhe disavantazhi i kësaj është që të huajtë nuk janë të detyruar ta mësojnë shqipen, së paku në Prishtinë ke pak rast ta ushtrosh atë.

Çfarë do iu kisht rekomanduar zviceraneve dhe zviceranëve që do të dëshironin të jetonin në viset shqiptare?

Të jenë kurshtarë dhe për vendin e njerëzit dhe të përpiqen ta mësojnë pak më shumë gjuhën.

Nëse zviceranet dhe zviceranët nuk do të mund të jetojnë pas fondy djathi, do të duhet të marrin me vete fondy të paketuar nga marka Gerber (por jo në valixhet e dorës!), sepse këtu ka vërtet gjizë të mirë, por jo edhe djath të fortë. Përndryshe tregu prej koshësh është pasuruar përsëri me mallra dhe nuk lë për të dëshiruar.

Ju keni shkruar disa libra, tre prej tyre për Kosovën. A jeni e kënaqur me jehonën që kanë pasur ato?

Natyrisht do të isha e lumtur sikur këto libra do ishin shitur me mijëra dhe jo me qindra – si në shqip ashtu edhe në gjermanisht. Mirëpo tregu për kësi librash është i kufizuar, dhe në grumbullin e gjithë atyre botimeve që vijnë vazhdimisht është e vështirë të biesh fare në sy. Kurse gazetat kanë gjithmonë e më pak vend për diskutimin e librave. Megjithatë botimi në shqip i librit «Shtatë vëllezër, shtatë motra – një familje kosovare nëpër botë» ka pasur një jehonë të madhe në mediat në Kosovë. Shumë e këndshme ka qenë jehona e drejtpërdrejtë e publikut në promovimet dhe paraqitjet e lexueseve dhe lexuesëve.

Si e njihni mentalitetin e shqiptarëve?

Unë shqiptaret dhe shqiptarët i përjetoj si shumë të hapur dhe mikpritës, ata kanë humor, por edhe janë krenarë dhe kanë një koncept të fortë për nderin. Qëndrimi me njëri-tjetrin dhe solidariteti familjar janë shumë të fortë. Popullata shqiptare është mësuar të gjindet në situata të vështira dhe të mos ia dijë çfarë sjell e nesërmja. Kështu shqiptarët janë më të zotë në improvizim, se sa në planifikim. Por këto përshkrime janë gjithmonë përgjithësime dhe nuk mund të reduktohen për secilin individ.

Para ca kohe në Zvicër u botuan rezultatet e një anketimi, sipas të cilit çdo i katërti zviceran nuk dëshiron të punojë me një shqiptar. E shihni ju këtë disponim si reprezentativ, a janë shqiptarët vërtet kaq të padëshiruar në Zvicër?

Unë nuk e njoh anketimin, por nuk besoj që të gjithë të anketuarit flasin nga përvoja e tyre. Fakt është që për shqiptarët ka ende shumë paragjykime negative, sepse pjesa më e madhe e popullsisë nuk ka asnjë kontakt me shqiptarët dhe ata i njeh vetëm nga «kronika e zezë» e mediave.

Si e shpjegoni ju këtë skepticizëm ndaj kundrejt shqiptarëve?

Për mendimin tim lidhet fort me raportimin e mediave dhe me një frikë të përgjithshme nga të huajt. Dhe ndërsa «delet e zeza» që nuk iu përmbahen rregullave të një shoqërie bien në sy, shqiptaret dhe shqiptarët e panumërt të cilët çojnë një jetë normale dhe janë punëtorë të zellshëm nuk shihen fare. Kjo i falsifikon raportet komplet.

Si mund ta përmirësojnë shqiptarët imazhin e tyre në Zvicër?

Kam përshtypjen se shqiptarët në Zvicër rrinë ose kanë qëndruar shumë në mes vete. Mendoj se ata duhet të hapen vazhdimisht ndaj pjesës tjetër të popullatës, të duken dhe të marrin pjesë aktivisht në jetën e vendit ku jetojnë. Por besoj megjithatë që kjo me gjeneratën e dytë dhe të tretë do të ndodhë automatikisht, sepse ata nuk jetojnë më në një provizorium sikurse prindërit e tyre, të cilët besonin dhe shpresonin se shumë frik do të ktheheshin në Kosovë.

Çka mund të presin lexuesit tuj në të ardhmen nga ju?

Për momentin nuk kam ndonjë përgjigje për këtë, tani për tani nuk kam ndonjë projekt të ri në dorë.

A ju mungon Zvicra?

Unë jam në situatën e privilegjuar që Zvicrën mund a vizitoj në çdo kohë (por që hë për hë nuk shkoj më shumë se tre-katër herë në vit) dhe e di që në verën e 2016-tës bashkë me burrin tim do të kthehem përsëri në Zvicër. Janë vetëm të afërmit, shoqet dhe shokët në Zvicër, të cilët më mungojnë nganjëherë, megjithëse në Kosovë kam kontakte shumë të mira.

Për sa i përket komforit, në krahasim me Kosovën unë në Zvicër e shijoj trafikun kaq të zhvilluar publik, udhët e shenjuara për shëtitje dhe hartat e saj!

Dhe për fund…?

Iu dëshiroj shqiptarëve në Zvicër që ndonjëherë të jenë poaq të mirëseardhur në Zvicër sa ç’jam unë në Kosovë. Shqiptarëve në Kosovë iu dëshiroj që të vijë dita kur ata do të lëvizin të lirë, por jo të detyruar nga zori për të kërkuar një jetë më të mirë në vende të huaja.

* Intervista është botuar para do kohësh në edicionin gjermanisht të «dialogplus».