«Shqiptarët janë në rrugë të mbarë!»

INTERVISTË ME GJERMANISTIN DHE ALBANOLOGUN ZVICERAN BASIL SCHADER

Mësimi plotësues në gjuhën amtare ka një ndikim pozitiv mbi suksesin e nxënësve në shkollën zvicerane, konfirmon profesor Schader. Ai është ithtar i integrimit të mësimit plotëtues në sistemin arsimor të vendit.

Intervistoi Kujtim SHABANI

Profesor, përse ia vlen ta njohësh gjuhën shqipe?

Zvicra është plot me shqiptarë. Nëse e zotëron sadopak gjuhën shqipe, do të kesh menjëherë shumë miq, kudo që të shkosh nëpër Zvicër. Mund të bisedosh me njerëz shumë interesantë. Ke mundësinë të hysh në kontakt me persona shumë të arsimuar, edhe kur ata punojnë si kamerierë, ose diçka të tillë. Njohja e shqipes për mua ka qenë një pasurim i vetes dhe i jetës sime. Duke e njohur këtë gjuhë, mund të komunikoj me njerëz shumë të mirë që më lënë përshtypje të thella.

Një ndër studimet tuaja është ai mbi mësimin joformal të shqipes nga vendësit. Çfarë ka shkuar keq me mësimin e shqipes?

Interesi im fillestar ishte si qëndrojnë nxënësit shqiptarë në Zvicër me gjuhën gjermane dhe dygjuhësinë etj. Pastaj ia shtrova vetes pyetjen: sa e njohin joshqiptarët gjuhën shqipe? Kam bërë një hulumtim me 1’100 nxënëse dhe nxënës joshqipfolës, me prejardhje zvicerane, italiane etj., sa fjalë shqipe dinë ata. Rezultati doli interesant: gjysma e tyre dinë një sërë shprehjesh shqipe, ndonëse kryesisht fjalë fyese. Kjo s’domethënë gjë, sepse edhe zviceranët në gjuhën frënge, fjalët e para që i mësojnë janë shpesh ato ofenduese. Disa shprehje të gjuhës shqipe janë mjaft të përhapura. Nganjëherë dinë edhe më shumë se kaq. Nëse kanë pasur një mësues i cili e ka zgjuar tek ata interesimin për gjuhët, ata dinë më shumë se sharje. Kush nuk ka pasur një mësues të tillë, njeh fjalë, si «hajde», «tung», dhe fjalë fyese. Nuk është se shqiptarët ua mësojnë të tjerëve këto fjalë, sepse të rinjtë shqiptarë, në përgjithësi, e kanë një gjuhë të pastër.

A ka ndonjë tipologji të gjuhëve, përveç asaj të prejardhjes së tyre, si «të rënda», apo «të lehta»? Ku bën pjesë gjuha shqipe?

Shqipja më shumë konsiderohet si një gjuhë e vështirë dhe shumë e veçantë. Unë e kam mësuar brenda dy viteve me shumë entuziazëm. Bile mund të them me fanatizëm, sepse isha shumë i interesuar për këtë.

Mund të them që shqipja, sipas karakteristikave linguistike, për ne është patjetër më e vështirë se, për shembull, anglishtja, holandishtja, frëngjishtja. Por, është më e lehtë për ta mësuar sesa japonishtja, apo turqishtja.

Çka e bën të vështirë shqipen?

Ka shumë fjalë me të cilat ne nuk mund të lidhim asnjë asociacion. Për shembull, ndërmjet fjalës «füllen» dhe «mbush» nuk ka asnjë urë. Ka shumë fjalë me një tingull të huaj, një pjesë e tyre prej turqishtes. Përveç kësaj, janë disa dukuri të vështira gramatikore, si rimarrja e kundrinave: «unë e shoh mikun»… Pastaj sistemi kohor… Shqipja është më e plotë se gjermanishtja me fjalë të urta dhe shprehje ideomatike, të cilat mund të jenë të vështira. Unë kam lexuar shumë libra shqip, dhe më pak probleme kisha me literaturën shkencore, sepse gjuha e shkencës është relativisht e thjeshtë, duhet të zotërosh ca terma teknikë dhe pastaj shkon. Posaçërisht e vështirë është gjuha poetike.

Kur dhe pse filluat të interesoheshit për gjuhën shqipe?

Nëse më lejoni, do ta ndaj pyetjen. Për Shqipërinë jam interesuar qysh si student në vitet e ‘60-ta, të ‘70-ta. Atëbotë të gjithë studentët nga e majta e adhuronin Shqipërinë, ajo e kishte namin e shtetit të fundit, i cili e ruan socializmin e pastër. Isha anëtarë i Shoqërisë së Miqësisë Austriako-Shqiptare, mirëpo kjo lidhje u humb shpejt. Në vitet e ‘90-ta, në kuadër të punës sime si didakt i gjuhës amtare dhe specialist i pedagogjisë ndërkulturore, e kisha ndërmend ta realizoja një tekst shkollor të përshtatshëm për klasat multikulturore duke iu referuar një grupi të madh emigrantësh: «Shqip! Unterrichtsmaterialien für albanischsprechende Schülerinnen und Schüler – Interkultureller Unterricht in der Regel- und Kleinklasse». Këtë libër e kam bërë së bashku me Femzi Brahën, ende pa e njohur shqipen. Pastaj kam filluar ta mësoj atë, fillimisht si autodidakt. Dikur hyra në kontakt me një shqiptar në katundin tim… Më vonë i kam kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës te profesori dhe miku im i nderuar, Akademik prof. dr. Gjovalin Shkurtaj.

Çfarë u ka sjellë njohja e shqipes studimeve tuaja linguistike?

U ka sjellë shumë! Sidomos sa i përket problemit të përzierjes së gjuhëve. Zotërimi i dy gjuhëve më ka lejuar t’i kuptoj përzierjet e gjuhëve që janë një dukuri tepër interesante, aspak degjeneruese, por më shumë një lojë gjuhësore. Ka nxënës që brenda së njëjtës fjali i ndryshojnë gjuhët tri-katër herë.

Cilat janë rezultatet qendrore të studimeve tuaja linguistike albanologjike?

Ka disa përfundime në fushën e përzierjes së gjuhëve që ndoshta nuk janë me një interes të gjerë: si funksionon kjo përzierje me shqipen dhe gjermanishten, cilët janë mekanizmat kryesorë të saj etj. Janë rezultate tepër të specializuara, shkencore. Krerët e tjerë të hulumtimeve të mia, që merren me suksesin e nxënëseve dhe nxënësve shqiptarë në sistemin shkollor zviceran dhe ndikimin e mësimit plotësues, besoj se janë me interes më të gjerë. Për shembull, nuk mund të provojmë shkencërisht që ndjekja e mësimit plotësues e ka një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në suksesin në shkollën zvicerane, por ka shumë indikatorë të cilët tregojnë që patjetër është mirë për atë nëse fëmijët e ndjekin mësimin plotësues. Sepse, mbi bazën e njohurive të mira në gjuhën amtare ka perspektivë më të mirë për ta mësuar një gjuhë të dytë.

Kjo i bie që ata që janë më të mirë në gjuhën e nënës, janë më të mirë edhe në lëndët e tjera jogjuhësore në mësimin e rregullt në Zvicër?

Po, në përgjithësi është kështu. Njohuritë e mira të gjuhës dhe suksesi shkollor janë të lidhura me njëra-tjetrën, sepse kush nuk e zotëron mirë gjuhën, ka probleme edhe në matematikë, në gjeografi dhe kudo.

A kemi të bëjmë me një paradoks këtu, Profesor: integrim nëpërmjet kultivimit të identitetit?

Besoj që kush e ka një identitet të zhvilluar dykulturor, dygjuhësor, patjetër do të integrohet mirë. Unë mund ta marr me mend që njerëz që izolohen si fanatikë të identitetit të tyre, ndoshta kanë një identitet të fortë. Por, kush kultivon një identitet dygjuhësor, dykulturor dhe ka kompetenca të forta në gjuhën e tij, sigurisht që ka perspektivë më të suksesshme në mërgim.

Kanë qenë të njohura këto teza para se t’i afirmoni ju?

Po. Unë vetëm i kam mbështetur ato dhe i kam specifikuar për sa i përket komunitetit shqiptar. Të njëjtat teza lidhur me komunitetin italian në Zvicër janë shpallur para tridhjetë vjetësh. Në Gjermani, referuar komunitetit turk – para njëzet vjetësh. Janë pikpamje të njohura, por fatkeqësisht jo edhe aq të përhapura.

Ka studime bashkëkohore në këtë fushë që kanë rezultate më eksplicite?

Ka disa hulumtime të pakta, p.sh. ato të dr. Edina Caprez-Krompàk. Por problemi është që ndikimin e ndjekjes së mësimit plotësues mbi suksesin në sistemin shkollor është shumë e vështirë ta përcaktosh saktësisht. Edhe atë për faktin sepse janë dy faktorë kryesor që mund të ndikojnë: mësimi plotësues në shqip dhe, çka është më i rëndësishëm, niveli arsimor i familjes. Në hulumtimin tim me 1’200 nxënëse dhe nxënës, pjesa më e madhe e atyre që e ndjekin mësimin plotësues dhe janë të suksesshëm në shkollën zvicerane rrjedhin nga familje me nivel arsimor të mesëm, ose të lartë.

Domethënë, nuk mund të identifikohet saktë ndikimi i mësimit plotësues në suksesin shkollor nga niveli arsimor i familjes?

E kemi provuar një gjë të tillë, por ishte e pamundur të ndahen qind për qind. Megjithatë studime të ndryshme sugjerojnë që ndikimi i mësimit plotësues në suksesin shkollor zviceran mund të verifikohet qartësisht.

Gjetjet tuaja vlejnë edhe për shoqëri të tjera multikulturore, apo vetëm për Zvicrën?

Vlejnë për rrethana të krahasueshme. Për Suedinë, ku mësimi plotësues është shumë më i integruar, besoj se nuk vlejnë qind për qind. Për Greqinë, ku shqiptarët dhe të huajt janë thellësisht të papriviligjuar, nuk vlejnë. Besoj se për vende, si Zvicra, Gjermania, Austria, vlejnë. Por, vlejnë edhe për komunitete që janë përafërsisht kaq të mëdha sa ai shqiptar në Zvicër. Për shembull, për komunitetin serb, kroat apo turk, këtu në Zvicër.

Çfarë domethënë këto gjetje dhe rekomandime për shoqëritë, ku asimilimi vlen si caku final i integrimit?

Për mua, një integrim i arrirë është ruajtja e një identiteti dygjuhësor dhe dykulturor, jo asimilimi. Ky nuk është mendimi im personal, edhe në shkencë dhe në dokumentat zyrtare të Zvicrës nuk bëhet fjalë kurrë fjalë për asimilim, por për respekt dhe ruajtje të kulturës dhe gjuhës së prejardhjes.

A ka faza në zhvillimin e një personi, kur gjuhët, ajo e nënës dhe e shoqërisë nikoqire, e konkurrojnë apo e pengojnë njëra-tjetrën?

E shumta në kuptimin psikologjik. Ka shumë fëmijë emigrantësh, të cilët në shtëpi e preferojnë gjermanishten, sepse kështu dallojnë pak nga prindërit. Kështu gjermanishtja luan rolin e një gjuhe sekrete. Të njëjtët, jashtë shtëpisë e preferojnë gjuhën e nënës, në ambientet publike e merr ajo funksionin e një ‹kodi të fshehtë›. Ka edhe të tillë që në një fazë të caktuar të zhvillimit të identitetit nuk dëshirojnë të dinë për gjuhën e nënës, sepse dëshirojnë të jenë thjesht si të tjerët. Kam pasur një shok shkolle, i cili në shtëpinë e tij ka folur frëngjisht; përnjëherë e braktisi atë, sepse dëshironte të ishte një zviceran ‹krejt i zakonshëm›. Kjo ndodh edhe me fëmijët shqiptarë, që nuk duan të konsiderohen të tillë. Ndoshta sepse shqiptarët momentalisht kanë një prestigj të kufizuar në Zvicër. Unë kam takuar të rinj shqiptarë, që thonë «Jam spanjoll!», duke u nisur nga ajo se këta kanë një prestigj më të lartë. U kam thënë: «Ç’është kjo tani, jeni shqiptarë – dhe jini krenar për këtë!».

Për çfarë duhet të jenë krenar shqiptarët, sipas jush?

Ka shumë arsye për këtë! Brezi i parë, p.sh., mund të jetë krenar për integrimin e mirë në Zvicër dhe për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për shoqërinë zvicerane. Brezi i dytë dhe i tretë mund të jenë krenarë për karrierën shkollore dhe profesionale që vazhdojnë të bëjnë në Zvicër. Të gjithë mund të jenë krenarë për përkrahjen e mrekullueshme që futbollistët shqiptarë i japin kombëtres zvicerane.

Çfarë i sugjeroni komunitetit shqiptar në Zvicër, e çka shoqërisë dhe institucioneve zvicerane?

Po kufizohem në fushën e shkollës dhe arsimit. Institucionet zvicerane duhet që ta integrojnë mësimin plotësues shumë më shumë në sistemin shkollor zviceran. Ne kemi pothuajse vetëm një rast, shkolla St. Johann në Basel, ku mësimi plotësues është integruar plotësisht në orarin e zakonshëm shkollor. Përndryshe, mësuesit e mësimit plotësues nuk paguhen as nga shteti amë as nga Zvicra; këto shpenzime – sado simbolike që janë – duhet t’i marrin prindërit. Kjo është arsyeja përse disa nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues.

Momentalisht jam duke e udhëhequr një projekt, me të cilin kemi zhvilluar materiale për mësimin plotësues, të cilat e përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e tij. Prindërve shqiptarë do t’u rekomandoja urgjentisht që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin plotësues dhe ta përkrahin procesin e integrimit dhe bashkëjetesës në Zvicër.

Mendoni se mund të funksionojë përfshirja e mësimit plotësues në sistem për të gjitha komunitetet?

Për komunitetet e mëdha, po. Nëse, ta zëmë, në një kanton, apo komunë, kemi 3-4 nxënës nga një komunitet, atëherë kjo është e vështirë. Kjo që po ndodh momentalisht me mësimin plotësues shqip mund të jetë shembull për komunitetet e tjera. Për mësimin plotësues shqip ne kemi zhvilluar tekste shkollore të reja – 17 fletore pune, nga gjashtë për secilin cikël, plus një për parashkollorë – me tema jo vetëm nga kultura, letërsia dhe gramatika shqiptare, por edhe me materiale lidhur me integrimin dhe bashkëjetesën në Zvicër. Disa komunitete të tjera ua kanë zili shqiptarëve që kanë materiale aq të përsosura.

Cilat janë argumentet – çka i pengon institucionet zvicerane në integrimin e mësimit plotësues në sistem?

Si gjithmonë – financat. Kjo do të kushtonte ca, por p.sh. në Vjenë dhe në Suedi mësuesit e mësimit plotësues paguhen nga shteti. Kantoni i Baselit po jep një shmebull të shkëlqyer me integrimin dhe finansimin e mësimit plotësues në shkollën St. Johann. Kjo ka funksionuar më së miri: shumë zviceranë që i janë shmangur kësaj lagjeje, kanë filluar t’i dërgojnë fëmijët e tyre përsëri në këtë shkollë.

Si e shihni statusin e integrimit të shqiptarëve në Zvicër?

Mendoj se shqiptarët në Zvicër kanë arritur shumë. Para 15-20 vjetësh kanë qenë komuniteti me prestigjin më të ulët dhe ishin cak i propagandës së populistëve të djathtë. Ju kujtohen parullat «Kosovo-Albaner raus!». Tani ata janë integruar mirë. Ka gjithnjë e më shumë shqiptarë që studiojnë në universitetet e Zvicrës ose po bëjnë ndonjë shkollë tjetër të kualifikuar. Shqiptarët janë në rrugë të mbarë!

Dr. Dr. Basil Schader është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih. Në vitet 1979-1985 ai ka studjuar për gjermanistikë, pedagogji dhe kritikë letrare në Universitetin e Cyrihut, ku edhe ka promovuar. 1999-2005 Schader ka studjuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, aty ka përfunduar edhe doktoraturën e dytë. Profesori është autor i një sërë veprash dhe tekstesh nga fusha e gjuhësisë dhe pedagigjisë. Ai është përkthyes i disa veprave të letërsisë shqipe në gjermanisht. Basil Schader ka qenë dhe është i angazhuar në projekte që synojnë ta avansojnë cilësinë e mësimit plotësues dhe integrimin e tij në sistemin shkollor zviceran. Ai e çmon angazhimin në nivele të ndryshme – prej atij konkret, me tekste shkollore dhe mësues deri në nivelin më të lartë, me shkencëtarë nga universitete të trojeve shqiptare dhe zvicerane. INTERVISTË ME GJERMANISTIN DHE ALBANOLOGUN ZVICERAN BASIL SCHADER

Dr. Dr. Basil Schader është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih. Në vitet 1979-1985 ai ka studjuar për gjermanistikë, pedagogji dhe kritikë letrare në Universitetin e Cyrihut, ku edhe ka promovuar. 1999-2005 Schader ka studjuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, aty ka përfunduar edhe doktoraturën e dytë. Profesori është autor i një sërë veprash dhe tekstesh nga fusha e gjuhësisë dhe pedagigjisë. Ai është përkthyes i disa veprave të letërsisë shqipe në gjermanisht. Basil Schader ka qenë dhe është i angazhuar në projekte që synojnë ta avansojnë cilësinë e mësimit plotësues dhe integrimin e tij në sistemin shkollor zviceran. Ai e çmon angazhimin në nivele të ndryshme – prej atij konkret, me tekste shkollore dhe mësues deri në nivelin më të lartë, me shkencëtarë nga universitete të trojeve shqiptare dhe zvicerane.