«Shqiptarët e Zvicrës potencial i madh kontribuues i kauzës shqiptare»




INTERVISTË ME KRYETARIN E TIRANËS, LULZIM BASHA

Gjenerata e tretë e shqiptarëve në Zvicër duhet ta transmetojë pozitivitetin e modelit zviceran në Vendlindje. Ky potencial nuk duhet të punojë vetëm për veten dhe familjen e tij, por sa më shumë edhe për Shqipërinë, për Kosovën edhe përgjithësisht për kauzën shqiptare – mendon Lulzim Basha.

Intervista dhe foto Llukman Halili & Dashnim HEBIBI

Komuniteti shqiptar me përmasat e veta në Zvicër tashmë është faktor integrues dhe kontribuues i madh i marrëdhënieve në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Zvicër…

Për kapacitetin që ka, për historikun që ka komuniteti shqiptar në Zvicër është kthyer automatikisht në interesin kryesor të marrëdhënieve shqiptaro-zvicerane, qoftë në rrafshin Shqipëri-Zvicër, apo edhe në rrafshin Kosovë-Zvicër, por edhe Maqedoni-Zvicër, gjithnjë duke pasur parasysh Diasporën shqiptare të Maqedonisë si dhe Luginës, por edhe shqiptarët e Malit të Zi. Marrëdhëniet dypalëshe me shtetin zviceran i karakterizon fryma e lartë bashkëpunimi dhe respekti reciprok.

Çka i karakterizon marrëdhëniet e Shqiptarëve gjithandej me Zvicrën?

Sa u përket marrëdhënieve me Zvicrën, temë kryesore nuk mund të jetë asgjë tjetër, përveçse komuniteti i shqiptarëve në Zvicër.

Sa janë të shfrytëzuara potencialet e këtij komuniteti?

Në këtë kuadër mendoj se potencialet e këtij komuniteti janë thellësisht të pashfrytëzuara sa u përket objektivave të Shqipërisë dhe Kosovës për të nesërmen dhe për të ardhmen.

A po investojnë Tirana dhe Prishtina zyrtare së paku minimumin në këtë komunitet, në të cilin thirret sa herë të ketë nevojë politika ditore?

Të them të drejtën, investimi i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në këtë komunitet është fare simbolik. Unë mendoj edhe më tutje se komuniteti shqiptar në Zvicër është një potencial tërësisht i paprekur dhe është detyrë imediate e elitave politike të Tiranës dhe Prishtinës të hartojnë programe me objektiva konkrete dhe t’i mbështetin ato me platforma të institucioneve përkatëse, si në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, në fushën e inovacionit, në mënyrë që ky potencial i jashtëzakonshëm të shfrytëzohet në të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.

Tash e kemi edhe në «vepër» gjeneratën e tretë, që është kudo dhe gjithandej në jetën politike, kulturore dhe para së gjithash sportive të Zvicrës…

Shumë e vërtetë, gjenerata e tretë e shqiptarëve në Zvicër, e them me krenari, tashmë po prek majat e shoqërisë zvicerane nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë, si në jetën e kapitalit, të ndërmarrjeve, jetën shkencore e artistike dhe, para së gjithash, atë sportive.

Para së gjithash sportive?

Pikërisht jeta sportive e gjeneratës së tretë tashmë është maja e Ajsbergut, ngase edhe vetë po e shohim që nga njëmbëdhjetë lojtarët në fushë, gjysma janë shqiptarë, se jeta sportive është ajo më e dukshmja ngase, siç thashë, është krenari e madhe për ne kur gjysma e ekipit kombëtar të Zvicrës përbëhet nga shqiptarët.

Por, nuk është vetëm Ajsbergu sportiv?

Për fat jo. Poshtë kësaj ka një Ajsberg të tërë, ka një thesar të tërë të shqiptarëve, të cilët në kushte shumë të vështira pas dy apo tri gjeneratash kanë arritur të konfirmohen si qytetarë të arritur të një shoqërie më të përparuar të globit, siç është shoqëria zvicerane,

Komuniteti shqiptar thoni ju duhet ta ketë rolin e transmetuesit pozitiv edhe në shoqërinë tonë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginë, si dhe Mal të Zi ?

Përveç konstatimit dhe kënaqësisë që na jep, kjo është edhe një detyrë e madhe për ne për politikëbërsit, për vendimmarrësit, për ta transmetuar pozitivitetin e këtij modeli këtu në trojet tona në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë e Mal të Zi, por edhe për të bërë të mundur kështu që ky potencial, aty ku ndodhet, aty ku afishohet, të punojë, jo vetëm për veten e tij, për familjen e tij, për shoqërinë zvicerane, por të punojë kështu siç punon sa më shumë edhe për Shqipërinë, për Kosovën, e përgjithësisht për kauzën shqiptare. Dhe, këtë mund ta bëjmë akoma më mirë me ketë potencial që kemi bërë para se t’i zgjidhnim sfidat jetike të kombit shqiptar, siç ishte pavarësia e Kosovës.

Jemi dëshmitarë të një dukurie që ndeshet posaçërisht te gjenerata e tretë në aspektin e kthimit, por edhe ikjes së «trurit». Kanë Shqipëria dhe Kosova ndonjë strategji si të evitohet ky problem madhor?

Strategji ka shumë, por problemi është se sa implementohen ato. Ne lamë në fund të qeverisjes sonë programe konkrete për alternativat e kthimit të trurit, me ç’rast financoheshin deri në dyfishim të të ardhurave të gjithë ata që vendosnin të ktheheshin në Shqipëri, pasi i kishin mbaruar studimet e larta dhe pasi ishin konfirmuar si potencial në fushat e ndryshme të jetës, duke filluar nga teknologjia, informatika, inovacioni, e deri te fushat tjera akademike. Mjerisht, ky program, sa jam në dijeni, për momentin ka ndaluar. Programi ishte një filiz, nuk mund të themi që ishte një zgjidhje e plotë dhe tërësore e rikthimit dhe integrimit e atyre që dëshirojnë të kthehen dhe ta japin kontributin e tyre në vendin e prejardhjes. Por, ka shumë mënyra tjera, të cilat ne duhet t’i aplikojmë duke përshtatur modelet tjera, si për shembull modelet gjermane, zvicerane apo holandeze të rikthimit të trurit, të krijimit të kapaciteteve dhe krijimin e mundësive për ta nderuar potencialin e tyre, krijimtarinë e tyre, prodhimin e tyre në dobi të shoqërisë sonë. Në këtë kontekst jam shumë krenar me rininë tonë në Diasporë, posaçërisht atë në Zvicër, që e konsideroj si potencialin më kreativ të shoqërisë shqiptare, meqë është fuqi e madhe që kurdoherë do t’i japë kontribut kauzës shqiptare gjithandej. (dialogplus.ch)INTERVISTË ME KRYETARIN E TIRANËS, LULZIM BASHA

Gjenerata e tretë e shqiptarëve në Zvicër duhet ta transmetojë pozitivitetin e modelit zviceran në Vendlindje. Ky potencial nuk duhet të punojë vetëm për veten dhe familjen e tij, por sa më shumë edhe për Shqipërinë, për Kosovën edhe përgjithësisht për kauzën shqiptare – mendon Lulzim Basha.

Intervista dhe foto Llukman Halili & Dashnim HEBIBI

Komuniteti shqiptar me përmasat e veta në Zvicër tashmë është faktor integrues dhe kontribuues i madh i marrëdhënieve në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Zvicër…

Për kapacitetin që ka, për historikun që ka komuniteti shqiptar në Zvicër është kthyer automatikisht në interesin kryesor të marrëdhënieve shqiptaro-zvicerane, qoftë në rrafshin Shqipëri-Zvicër, apo edhe në rrafshin Kosovë-Zvicër, por edhe Maqedoni-Zvicër, gjithnjë duke pasur parasysh Diasporën shqiptare të Maqedonisë si dhe Luginës, por edhe shqiptarët e Malit të Zi. Marrëdhëniet dypalëshe me shtetin zviceran i karakterizon fryma e lartë bashkëpunimi dhe respekti reciprok.

Çka i karakterizon marrëdhëniet e Shqiptarëve gjithandej me Zvicrën?

Sa u përket marrëdhënieve me Zvicrën, temë kryesore nuk mund të jetë asgjë tjetër, përveçse komuniteti i shqiptarëve në Zvicër.

Sa janë të shfrytëzuara potencialet e këtij komuniteti?

Në këtë kuadër mendoj se potencialet e këtij komuniteti janë thellësisht të pashfrytëzuara sa u përket objektivave të Shqipërisë dhe Kosovës për të nesërmen dhe për të ardhmen.

A po investojnë Tirana dhe Prishtina zyrtare së paku minimumin në këtë komunitet, në të cilin thirret sa herë të ketë nevojë politika ditore?

Të them të drejtën, investimi i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në këtë komunitet është fare simbolik. Unë mendoj edhe më tutje se komuniteti shqiptar në Zvicër është një potencial tërësisht i paprekur dhe është detyrë imediate e elitave politike të Tiranës dhe Prishtinës të hartojnë programe me objektiva konkrete dhe t’i mbështetin ato me platforma të institucioneve përkatëse, si në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, në fushën e inovacionit, në mënyrë që ky potencial i jashtëzakonshëm të shfrytëzohet në të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.

Tash e kemi edhe në «vepër» gjeneratën e tretë, që është kudo dhe gjithandej në jetën politike, kulturore dhe para së gjithash sportive të Zvicrës…

Shumë e vërtetë, gjenerata e tretë e shqiptarëve në Zvicër, e them me krenari, tashmë po prek majat e shoqërisë zvicerane nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë, si në jetën e kapitalit, të ndërmarrjeve, jetën shkencore e artistike dhe, para së gjithash, atë sportive.

Para së gjithash sportive?

Pikërisht jeta sportive e gjeneratës së tretë tashmë është maja e Ajsbergut, ngase edhe vetë po e shohim që nga njëmbëdhjetë lojtarët në fushë, gjysma janë shqiptarë, se jeta sportive është ajo më e dukshmja ngase, siç thashë, është krenari e madhe për ne kur gjysma e ekipit kombëtar të Zvicrës përbëhet nga shqiptarët.

Por, nuk është vetëm Ajsbergu sportiv?

Për fat jo. Poshtë kësaj ka një Ajsberg të tërë, ka një thesar të tërë të shqiptarëve, të cilët në kushte shumë të vështira pas dy apo tri gjeneratash kanë arritur të konfirmohen si qytetarë të arritur të një shoqërie më të përparuar të globit, siç është shoqëria zvicerane,

Komuniteti shqiptar thoni ju duhet ta ketë rolin e transmetuesit pozitiv edhe në shoqërinë tonë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Luginë, si dhe Mal të Zi ?

Përveç konstatimit dhe kënaqësisë që na jep, kjo është edhe një detyrë e madhe për ne për politikëbërsit, për vendimmarrësit, për ta transmetuar pozitivitetin e këtij modeli këtu në trojet tona në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë e Mal të Zi, por edhe për të bërë të mundur kështu që ky potencial, aty ku ndodhet, aty ku afishohet, të punojë, jo vetëm për veten e tij, për familjen e tij, për shoqërinë zvicerane, por të punojë kështu siç punon sa më shumë edhe për Shqipërinë, për Kosovën, e përgjithësisht për kauzën shqiptare. Dhe, këtë mund ta bëjmë akoma më mirë me ketë potencial që kemi bërë para se t’i zgjidhnim sfidat jetike të kombit shqiptar, siç ishte pavarësia e Kosovës.

Jemi dëshmitarë të një dukurie që ndeshet posaçërisht te gjenerata e tretë në aspektin e kthimit, por edhe ikjes së «trurit». Kanë Shqipëria dhe Kosova ndonjë strategji si të evitohet ky problem madhor?

Strategji ka shumë, por problemi është se sa implementohen ato. Ne lamë në fund të qeverisjes sonë programe konkrete për alternativat e kthimit të trurit, me ç’rast financoheshin deri në dyfishim të të ardhurave të gjithë ata që vendosnin të ktheheshin në Shqipëri, pasi i kishin mbaruar studimet e larta dhe pasi ishin konfirmuar si potencial në fushat e ndryshme të jetës, duke filluar nga teknologjia, informatika, inovacioni, e deri te fushat tjera akademike. Mjerisht, ky program, sa jam në dijeni, për momentin ka ndaluar. Programi ishte një filiz, nuk mund të themi që ishte një zgjidhje e plotë dhe tërësore e rikthimit dhe integrimit e atyre që dëshirojnë të kthehen dhe ta japin kontributin e tyre në vendin e prejardhjes. Por, ka shumë mënyra tjera, të cilat ne duhet t’i aplikojmë duke përshtatur modelet tjera, si për shembull modelet gjermane, zvicerane apo holandeze të rikthimit të trurit, të krijimit të kapaciteteve dhe krijimin e mundësive për ta nderuar potencialin e tyre, krijimtarinë e tyre, prodhimin e tyre në dobi të shoqërisë sonë. Në këtë kontekst jam shumë krenar me rininë tonë në Diasporë, posaçërisht atë në Zvicër, që e konsideroj si potencialin më kreativ të shoqërisë shqiptare, meqë është fuqi e madhe që kurdoherë do t’i japë kontribut kauzës shqiptare gjithandej. (dialogplus.ch)