Shqiptarët e Zvicrës mposhten nga Anglia




Anglia ka mposhtur Zvicrën 2 me 0 në kualifikimet për Euro 2016.

 

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami u paraqitën ndaj “Tre Luanëve” të cilët ndaj San Marinos e siguruan kualifikimin për Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.

Me këtë humbje Zvicra rrezikon pozitën e dytë në grupin E pasi ka vetëm tre pikë më shumë se Sllovenia kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në këtë grup.

Golin e parë e realizoi Harry Kane në minutën e 67 ndërsa golin e dytë e realizoi Wayne Rooney në minutën e 84-të nga penaltia.