«Shqiptarët e dënuar në rastin ‹Monstra› janë të pafajshëm»




Zoran Zaev është kryetar i Partisë Socialdemokrate të Maqedonisë. Përmes publikimit të bisedave telefonike të qeverisë ai ka shkaktuar krizën, e cila aktualisht po e trondit Maqedoninë. Në intervistë me «Zeit Online», portalin e gazetës së përjavshme gjermane «Die Zeit», ai thotë se shtatë shqiptarë të dënuar për vrasje qëndrojnë të pafajshëm në burg. Zaev kërkon një qeveri kalimtare.

Zeit Online: Zoti Zaev, ka disa javë që ju vazhdimisht prezantoni në opinion biseda telefonike të qeverisë. Aty bëhet fjalë për korrupsion dhe manipulim zgjedhjesh. Dhjetëra-mijëra njerëz për këtë arsye kanë dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski. Edhe sa do të mund të qëndrojë ai në pushtet?

Zoran Zaev: Situata nuk është e thjeshtë për të. Besoj se ai së shpejti do t’ia bëjë punën më të lehtë opozitës dhe lëvizjes qytetare. Shpresoj se së bashku do të gjejmë një zgjidhje të krizës dhe do t’i qetësojmë njerëzit. Së pari na duhet një qeveri e përkohshme. Ajo duhet t’i përgatit zgjedhjet e reja. Kemi detyra urgjente për t’i kryer. Duhet të rikthehet liria e mediave, pavarësia e drejtësisë. Duhet të ndodhë ndarja e partisë nga shteti. Këto janë detyra thelbësore. Me këtë rast ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë.

Zeit Online: Së fundi ju, me ndërmjetësimin e tre parlamentarëve të BE-së, keni zhvilluar negociata në Strassburg me Gruevksin. A ekziston një rrugëdalje nga kriza, e cila do t’ia ruante atij fytyrën? Shumë demonstrues kërkojnë që ai të futet në burg.

Zaev: Nuk besoj se ai jep dorëheqje. Kështu ai personalisht do ta  pranonte fajin. Besoj se përmes negociatave mund të krijojmë një qeveri të përkohshme. Pastaj për të mund të jetë i mundshëm një largim i dinjitetshëm.

Zeit Online: Por ai patjetër duhet të jep dorëheqje?

Zaev: Duhet të ekzistojë një mundësi për të që në kuadër të procesit të gjejë një rrugëdalje. Tashmë kemi disa dorëheqje nga qeveria e tij. Ky është mesazh i qartë nga rrethi i tij. Ai është i gatshëm.

Zeit Online: Më 10 maj në Kumanovë shpërthyen luftime të ashpra mes policisë dhe ekstremistëve shqiptarë. Vdiqën 22 veta (ndërkohë numri i viktimave është korrigjuar, bëhet fjalë për 18 të vdekur, vër. e red), mes tyre tetë policë. Kjo ngjarje deri më sot nuk është sqaruar. Ka thashetheme se ishte provokim i qeverisë. Cili është mendimi juaj?

Zaev: Sipas informatave që i kemi, aty ka pasur një përzierje të dikastereve qeveritare. Besoj se ka pasur edhe lidhje me aparatet e sigurisë të qeverisë. Mendojmë se atje ka ndodhur një gabim. Andaj ndodhi përleshja dhe vdekja e policëve. Kjo s’ka qenë e planifikuar. Diçka ka dështuar aty. Por shoqëria jonë nuk është irrituar nga kjo ngjarje. Njerëzit po qëndrojnë bashkë.

Zeit Online: Thuhet se kishte edhe një sfond xhihadist?

Zaev: Po, në Kumanovë kanë marrë pjesë edhe njerëz që kanë luftuar në Siri. Ata janë kriminelë. Por ne duhet ta pyesim veten përse nuk kanë vepruar më herët aparatet tona të sigurisë për t’i stopuar ata. Dihet se ky grup para Kumanovës e kishte sulmuar një stacion policor në një lokalitet kufitar maqedonas. Përse nuk është ndërmarrë asgjë? Përse në Kumanovë është përdorur dhuna e tillë? Ka pasur mjete të tjera për t’i djegur ekstremistët. Ka qenë e mundshme që atyre t’ju ndalet rryma dhe uji. Por policia veproi si të ishte luftë. Ajo hapi zjarr nga të gjitha grykat e armëve. Përse?

Zeit Online: Ju e keni shkaktuar krizën aktuale duke i publikuar bisedat telefonike të qeverisë. Ju këtë po e bëni hap pas hapi. Përse nuk i keni prezantuar të gjitha që i keni përnjëherë?

Zaev: Duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet t’i ruajmë burimet dhe materialin. Për një gjë të tillë s’ka rrugë tjetër.

Zeit Online: Nga e keni marrë këtë material?

Zaev: Prej njerëzve në aparatin e sigurisë. Disa prej tyre ndërkohë kanë braktisur vendin, të tjerët janë këtu. Janë Whistleblower, (siç quhen në anglisht, domethënë zbulues, tregues skandalesh, vër. e red.). Për mua janë patriotë.

Zeit Online: Në Maqedoni ekziston edhe një vrasje tjetër e shumëfishtë, e cila edhe sot e trondit shoqërinë. Në vitin 2012 në një lagje periferike të Shkupit u vranë katër të rinj maqedonas dhe një i rritur. Për këtë vrasje disa shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ju keni paralajmëruar se e dini të vërtetën për këtë rast. Çfarë ka ndodhur tamam?

Zaev: Kam premtuar se do ta ndajmë të vërtetën e plotë me qytetarët tanë. Por momentalisht jam i shqetësuar mbi reagimin e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë..

Zeit Online: Përse?

Zaev: Rasti është shumë, shumë i ndjeshëm. Vrasjet ndodhën gjatë Pashkëve. Kjo është tepër simbolike. Për këtë janë dënuar shtatë shqiptarë. Aktakuza fliste për vrasje me motive terroriste. Sipas informatave që i kemi në duar këta qytetarë janë të pafajshëm. Ata padrejtësisë po qëndrojnë në burg.

Zeit Online: A nuk do të ishte më mirë sikur t’i shpalosnit shpejt dëshmitë? Ata shtatë njerëz do të dilnin nga burgu. Ata janë, siç thoni ju, të pafajshëm.

Zaev: E di. Jam i shqetësuar se një pjesë e shqiptarëve do të reagojnë dhunshëm nëse kjo bëhet publike. Mund të ketë të vdekur. Për këtë arsye po zhvillojmë bisedime intensive me bashkësinë shqiptare për të parë se si mund të shmangim një reagim të tillë. Duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj të vërtetës. Duhet të ruajmë unitetin e popullit.

Zeit Online: A keni frikë se kryeministri Gruevski do të gjendet në situatë pa shtegdalje nëse ju e bëni publik të vërtetën për këtë rast vrasjesh?

Zaev: Unë jam shumë aktiv në mediat sociale. Atje vazhdimisht lexoj lajme të njerëzve që thonë: «Hajde të shkojmë në burg, t’i nxjerrim të pafajshmit. Pastaj shkojmë bash para zyrës së kryeministrit dhe e arrestojmë atë!» Mund të ketë probleme.

Zeit Online: A keni frikë se nuk mund ta kontrolloni situatën?

Zaev: Po, për momentin jam shumë i shqetësuar. Duhet t’i përgatisim njerëzit për të vërtetën. Duhet të jemi shumë të përgjegjshëm.

Zeit Online: A mund të ketë përleshje luftarake si në vitin 2001?

Zaev: Jo, qytetarët tanë po qëndrojnë së bashku. Ata kanë kaluar nëpër përvojën e vitit 2001. Atje nuk duan të kthehen. Qytetarët tanë janë ruajtësit më të mirë të paqes. Ky është mesazhi më i mirë. Frikësohem se individët mund të ushtrojnë dhunë.

Zeit Online: Kriza aktuale në Maqedoni ka shpërthyer në një moment kur ekziston një konfrontim mes Perëndimit dhe Rusisë. A po bëhet Maqedonia lodër e fuqive të mëdha?

Zaev: Unë jam lider i opozitës. Unë do e kisha ditur nëse do të ekzistonte një përzierje e fuqive të mëdha në konflikt. Ajo s’ekziston. Është e mundshme që dikush mund ta shfrytëzojë krizën. Me 1,6 milionë banorë ne jemi vend i vogël. 400 mijë maqedonas janë nën moshën 18-vjeçare. Joshja është e madhe që këta të manipulohen. Vendi ynë padyshim është në Europë. Duam të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, por duam të shkojmë në Europë. Nuk ka alternativë tjetër.Zoran Zaev është kryetar i Partisë Socialdemokrate të Maqedonisë. Përmes publikimit të bisedave telefonike të qeverisë ai ka shkaktuar krizën, e cila aktualisht po e trondit Maqedoninë. Në intervistë me «Zeit Online», portalin e gazetës së përjavshme gjermane «Die Zeit», ai thotë se shtatë shqiptarë të dënuar për vrasje qëndrojnë të pafajshëm në burg. Zaev kërkon një qeveri kalimtare.

Zeit Online: Zoti Zaev, ka disa javë që ju vazhdimisht prezantoni në opinion biseda telefonike të qeverisë. Aty bëhet fjalë për korrupsion dhe manipulim zgjedhjesh. Dhjetëra-mijëra njerëz për këtë arsye kanë dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski. Edhe sa do të mund të qëndrojë ai në pushtet?

Zoran Zaev: Situata nuk është e thjeshtë për të. Besoj se ai së shpejti do t’ia bëjë punën më të lehtë opozitës dhe lëvizjes qytetare. Shpresoj se së bashku do të gjejmë një zgjidhje të krizës dhe do t’i qetësojmë njerëzit. Së pari na duhet një qeveri e përkohshme. Ajo duhet t’i përgatit zgjedhjet e reja. Kemi detyra urgjente për t’i kryer. Duhet të rikthehet liria e mediave, pavarësia e drejtësisë. Duhet të ndodhë ndarja e partisë nga shteti. Këto janë detyra thelbësore. Me këtë rast ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë.

Zeit Online: Së fundi ju, me ndërmjetësimin e tre parlamentarëve të BE-së, keni zhvilluar negociata në Strassburg me Gruevksin. A ekziston një rrugëdalje nga kriza, e cila do t’ia ruante atij fytyrën? Shumë demonstrues kërkojnë që ai të futet në burg.

Zaev: Nuk besoj se ai jep dorëheqje. Kështu ai personalisht do ta  pranonte fajin. Besoj se përmes negociatave mund të krijojmë një qeveri të përkohshme. Pastaj për të mund të jetë i mundshëm një largim i dinjitetshëm.

Zeit Online: Por ai patjetër duhet të jep dorëheqje?

Zaev: Duhet të ekzistojë një mundësi për të që në kuadër të procesit të gjejë një rrugëdalje. Tashmë kemi disa dorëheqje nga qeveria e tij. Ky është mesazh i qartë nga rrethi i tij. Ai është i gatshëm.

Zeit Online: Më 10 maj në Kumanovë shpërthyen luftime të ashpra mes policisë dhe ekstremistëve shqiptarë. Vdiqën 22 veta (ndërkohë numri i viktimave është korrigjuar, bëhet fjalë për 18 të vdekur, vër. e red), mes tyre tetë policë. Kjo ngjarje deri më sot nuk është sqaruar. Ka thashetheme se ishte provokim i qeverisë. Cili është mendimi juaj?

Zaev: Sipas informatave që i kemi, aty ka pasur një përzierje të dikastereve qeveritare. Besoj se ka pasur edhe lidhje me aparatet e sigurisë të qeverisë. Mendojmë se atje ka ndodhur një gabim. Andaj ndodhi përleshja dhe vdekja e policëve. Kjo s’ka qenë e planifikuar. Diçka ka dështuar aty. Por shoqëria jonë nuk është irrituar nga kjo ngjarje. Njerëzit po qëndrojnë bashkë.

Zeit Online: Thuhet se kishte edhe një sfond xhihadist?

Zaev: Po, në Kumanovë kanë marrë pjesë edhe njerëz që kanë luftuar në Siri. Ata janë kriminelë. Por ne duhet ta pyesim veten përse nuk kanë vepruar më herët aparatet tona të sigurisë për t’i stopuar ata. Dihet se ky grup para Kumanovës e kishte sulmuar një stacion policor në një lokalitet kufitar maqedonas. Përse nuk është ndërmarrë asgjë? Përse në Kumanovë është përdorur dhuna e tillë? Ka pasur mjete të tjera për t’i djegur ekstremistët. Ka qenë e mundshme që atyre t’ju ndalet rryma dhe uji. Por policia veproi si të ishte luftë. Ajo hapi zjarr nga të gjitha grykat e armëve. Përse?

Zeit Online: Ju e keni shkaktuar krizën aktuale duke i publikuar bisedat telefonike të qeverisë. Ju këtë po e bëni hap pas hapi. Përse nuk i keni prezantuar të gjitha që i keni përnjëherë?

Zaev: Duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet t’i ruajmë burimet dhe materialin. Për një gjë të tillë s’ka rrugë tjetër.

Zeit Online: Nga e keni marrë këtë material?

Zaev: Prej njerëzve në aparatin e sigurisë. Disa prej tyre ndërkohë kanë braktisur vendin, të tjerët janë këtu. Janë Whistleblower, (siç quhen në anglisht, domethënë zbulues, tregues skandalesh, vër. e red.). Për mua janë patriotë.

Zeit Online: Në Maqedoni ekziston edhe një vrasje tjetër e shumëfishtë, e cila edhe sot e trondit shoqërinë. Në vitin 2012 në një lagje periferike të Shkupit u vranë katër të rinj maqedonas dhe një i rritur. Për këtë vrasje disa shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ju keni paralajmëruar se e dini të vërtetën për këtë rast. Çfarë ka ndodhur tamam?

Zaev: Kam premtuar se do ta ndajmë të vërtetën e plotë me qytetarët tanë. Por momentalisht jam i shqetësuar mbi reagimin e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë..

Zeit Online: Përse?

Zaev: Rasti është shumë, shumë i ndjeshëm. Vrasjet ndodhën gjatë Pashkëve. Kjo është tepër simbolike. Për këtë janë dënuar shtatë shqiptarë. Aktakuza fliste për vrasje me motive terroriste. Sipas informatave që i kemi në duar këta qytetarë janë të pafajshëm. Ata padrejtësisë po qëndrojnë në burg.

Zeit Online: A nuk do të ishte më mirë sikur t’i shpalosnit shpejt dëshmitë? Ata shtatë njerëz do të dilnin nga burgu. Ata janë, siç thoni ju, të pafajshëm.

Zaev: E di. Jam i shqetësuar se një pjesë e shqiptarëve do të reagojnë dhunshëm nëse kjo bëhet publike. Mund të ketë të vdekur. Për këtë arsye po zhvillojmë bisedime intensive me bashkësinë shqiptare për të parë se si mund të shmangim një reagim të tillë. Duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj të vërtetës. Duhet të ruajmë unitetin e popullit.

Zeit Online: A keni frikë se kryeministri Gruevski do të gjendet në situatë pa shtegdalje nëse ju e bëni publik të vërtetën për këtë rast vrasjesh?

Zaev: Unë jam shumë aktiv në mediat sociale. Atje vazhdimisht lexoj lajme të njerëzve që thonë: «Hajde të shkojmë në burg, t’i nxjerrim të pafajshmit. Pastaj shkojmë bash para zyrës së kryeministrit dhe e arrestojmë atë!» Mund të ketë probleme.

Zeit Online: A keni frikë se nuk mund ta kontrolloni situatën?

Zaev: Po, për momentin jam shumë i shqetësuar. Duhet t’i përgatisim njerëzit për të vërtetën. Duhet të jemi shumë të përgjegjshëm.

Zeit Online: A mund të ketë përleshje luftarake si në vitin 2001?

Zaev: Jo, qytetarët tanë po qëndrojnë së bashku. Ata kanë kaluar nëpër përvojën e vitit 2001. Atje nuk duan të kthehen. Qytetarët tanë janë ruajtësit më të mirë të paqes. Ky është mesazhi më i mirë. Frikësohem se individët mund të ushtrojnë dhunë.

Zeit Online: Kriza aktuale në Maqedoni ka shpërthyer në një moment kur ekziston një konfrontim mes Perëndimit dhe Rusisë. A po bëhet Maqedonia lodër e fuqive të mëdha?

Zaev: Unë jam lider i opozitës. Unë do e kisha ditur nëse do të ekzistonte një përzierje e fuqive të mëdha në konflikt. Ajo s’ekziston. Është e mundshme që dikush mund ta shfrytëzojë krizën. Me 1,6 milionë banorë ne jemi vend i vogël. 400 mijë maqedonas janë nën moshën 18-vjeçare. Joshja është e madhe që këta të manipulohen. Vendi ynë padyshim është në Europë. Duam të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, por duam të shkojmë në Europë. Nuk ka alternativë tjetër.