Shqiptarë nga Maqedonia në diasporë: aplikoni për pjesëmarrje në referendum për çështjen e emrit të Maqedonisë




Më 30 shtator qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të marrin një vendim, i cili është ndër të më rëndësishmit që nga pavarësimi i Maqedonisë: në referendum do të vendosin mbi emrin e ri të Republikës dhe hapjen e rrugës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Qytetarët me të drejtë vote duhet të përgjigjen në pyetjen: «A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO duke pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?»

Në referendum mund të marrin pjesë edhe shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit. Të drejtën e votimit mund ta ushtrojnë në të gjitha përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë në botë. Ata duhet të aplikojnë deri më 23 gusht në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve:

https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx

Praninë tuaj në Listën e Zgjedhësve mund ta konfirmoni përmes webfaqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve:

https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/