Shqiptar apo italian? S’luan rol! Vetëm pizza të jetë e mirë




Dikur ishin italianët që e sollën pizzan në Zvicër dhe u kujdesën për një revolucion të vogël në kuzhinën modeste zvicerane. Sot gjithnjë e më shumë shqiptarë dominojnë restorantet në Zvicër, ku përgatiten pizzat ndoshta më të mira në botë. Një shembull e sjell gazeta «Zentralschweiz am Sonntag»

«Derisa pizza të jetë e shijshme nuk i ha palla askujt nëse atë e përgatit një italian apo një shqiptar». Kështu thotë Flamur Shahini, shef i restorantit «Rialto» në Hünenberg See, pranë liqenit të Zugut. Rialto? Është ajo ura e famshme në Venedik. Dikur ishin italianët që e sollën pizzan në Zvicër dhe u kujdesën për një revolucion të vogël në kuzhinën modeste zvicerane. Sot gjithnjë e më shumë shqiptarë dominojnë restorantet në Zvicër, ku përgatiten pizzat ndoshta më të mira në botë. Shqiptarët janë një komunitet i gjindshëm. Dhe nuk e harrojnë vendlindjen. Kështu bën vaki që në menynë e një restoranti mes dhjetëra pizzave të gjeni edhe «Pizza Peja» – dhe pastaj s’keni nevojë ta pyesni pronarin nga vjen. Ose «Pizza Tetova». Kuptohet nga zviceranët më shumë preferohen pizzat me emra më të njohur, ta zëmë pizza Etna – me petë të hollë, sallam djegës dhe gjithçka tjetër që i duhet pizzas. Me dhjetëra pizzeria nga Gjeneva në St. Margrethen në kufi me Austrinë udhëhiqen nga shqiptarët. Është një lloj pushimi kulinarik i Zvicrës që përmirëson edhe imazhin e shqiptarëve në këtë vend.

Dikur gatimi i pizzas kishe nisur në Napoli dhe tashmë ka pushtuar gjithë botën. «Pizza është mbase qëmoti forma më globale dhe më demokratike e marrjes së kalorive – madje edhe tepër e shijshme. Kjo shihet në ofertën në rritje të pizzerive, lokaleve për përgatitje të shpejtë të ushqimit dhe restoranteve të tjera në kantonin e Zugut», shkruan gazeta «Zentralschweiz am Sonntag». Në të kaluarën pizza ishte ushqim për varfanjakë. Por, sipas një legjende, në vitin 1889 në Napoli erdhi për vizitë Mbreti Umberto me gruan e tij Margharita. Ishte pjekësi i pizzave Raffaele Esposito që përgatiti pizzan Margharita me domate, djathë mozzarella dhe borzilok. Kuq, bardhë dhe jeshil – këto janë edhe tri ngjyrat e flamurit të Italisë. E pjekur tamam pizza iu dërgua fshehurazi në pallat çiftit mbretëror. Kështu pizza u bë e famshme dhe depërtoi edhe në shtresat e larta të shoqërisë. -lliDikur ishin italianët që e sollën pizzan në Zvicër dhe u kujdesën për një revolucion të vogël në kuzhinën modeste zvicerane. Sot gjithnjë e më shumë shqiptarë dominojnë restorantet në Zvicër, ku përgatiten pizzat ndoshta më të mira në botë. Një shembull e sjell gazeta «Zentralschweiz am Sonntag»

«Derisa pizza të jetë e shijshme nuk i ha palla askujt nëse atë e përgatit një italian apo një shqiptar». Kështu thotë Flamur Shahini, shef i restorantit «Rialto» në Hünenberg See, pranë liqenit të Zugut. Rialto? Është ajo ura e famshme në Venedik. Dikur ishin italianët që e sollën pizzan në Zvicër dhe u kujdesën për një revolucion të vogël në kuzhinën modeste zvicerane. Sot gjithnjë e më shumë shqiptarë dominojnë restorantet në Zvicër, ku përgatiten pizzat ndoshta më të mira në botë. Shqiptarët janë një komunitet i gjindshëm. Dhe nuk e harrojnë vendlindjen. Kështu bën vaki që në menynë e një restoranti mes dhjetëra pizzave të gjeni edhe «Pizza Peja» – dhe pastaj s’keni nevojë ta pyesni pronarin nga vjen. Ose «Pizza Tetova». Kuptohet nga zviceranët më shumë preferohen pizzat me emra më të njohur, ta zëmë pizza Etna – me petë të hollë, sallam djegës dhe gjithçka tjetër që i duhet pizzas. Me dhjetëra pizzeria nga Gjeneva në St. Margrethen në kufi me Austrinë udhëhiqen nga shqiptarët. Është një lloj pushimi kulinarik i Zvicrës që përmirëson edhe imazhin e shqiptarëve në këtë vend.

Dikur gatimi i pizzas kishe nisur në Napoli dhe tashmë ka pushtuar gjithë botën. «Pizza është mbase qëmoti forma më globale dhe më demokratike e marrjes së kalorive – madje edhe tepër e shijshme. Kjo shihet në ofertën në rritje të pizzerive, lokaleve për përgatitje të shpejtë të ushqimit dhe restoranteve të tjera në kantonin e Zugut», shkruan gazeta «Zentralschweiz am Sonntag». Në të kaluarën pizza ishte ushqim për varfanjakë. Por, sipas një legjende, në vitin 1889 në Napoli erdhi për vizitë Mbreti Umberto me gruan e tij Margharita. Ishte pjekësi i pizzave Raffaele Esposito që përgatiti pizzan Margharita me domate, djathë mozzarella dhe borzilok. Kuq, bardhë dhe jeshil – këto janë edhe tri ngjyrat e flamurit të Italisë. E pjekur tamam pizza iu dërgua fshehurazi në pallat çiftit mbretëror. Kështu pizza u bë e famshme dhe depërtoi edhe në shtresat e larta të shoqërisë. -lli