Shqipëria, vendi që të burgoste pse dëgjoje «The Beatles»

Eksperti i njohur, Fred Abrahams, reflekton për historinë tragjike të Shqipërisë dhe se si ka ndryshuar vendi

Nga Nick ROBINS-EARLY

Mbase në Perëndim pakkush ka dëgjuar për Shqipërinë, por është një vend me histori unike e tragjike. Nën diktaturën komuniste brutale gjatë pjesës më të madhe të shekullit njëzetë, Shqipëria ishte pothuajse tërësisht e izoluar prej botës derisa regjimi më në fund nisi të pësonte çarje me rënien e Murit të Berlinit.

Vetëm pasi mijëra shqiptarë u futën dhunshëm në ambasadat e huaja në vitin 1990 në kërkim të azilit gjatë kohës së shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Qeveria e shtetit të Ballkanit nisi të hapte rrugën për zgjedhje.
Transicioni i Shqipërisë në demokraci është rast studimi për shkak të sukseseve dhe dështimeve të një vendi që po merr veten pas shumë vitesh izolimi. Tani, si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria ende përballet me sfida të jashtëzakonshme që kanë mbetur prej një trashëgimie të represionit dhe vështirësive që nuk kishin të sosur.

Në librin e tij të ri, «Modern Albania», autori dhe këshilltari special i «Human Rights Watch», Fred Abrahams, përshkruan hollësishëm sfidën e Shqipërisë drejt ndryshimit. «The WorldPost» ka folur me Abrahamasin për studimin e tij për transicionin mahnitës që ende po vazhdon.

Sa represive ishte Qeveria e Shqipërisë para se të binte komunizmi?

Po mirë, është e zorshme të imagjinohet një vend që ka qenë më represiv. Ma ha mendja se koreanoveriorët do të ndiheshin si në shtëpi të tyre; mbase rusët në ditët e errëta të Stalinit do të ndiheshin të familjarizuar me Shqipërinë komuniste, por mbase kurrkush tjetër.

Shqipëria ishte totalisht e izoluar prej botës së jashtme. Pothuajse askush nuk hynte në Shqipëri si vizitor. Askush, me përjashtim të atyre që ishin pjesë e elitës besnike të partisë, që dilnin jashtë Shqipërisë, dhe Partia e Punës e Shqipërisë sundoi me disiplinë e kontroll të hekurt.

Them partia, por çfarë aktualisht ishte unike në rastin e Shqipërisë, është se ishte një vend vetëm i një njeriu. Diktatori i Shqipërisë ishte një tip i quajtur Enver Hoxha, sundimi i pathyeshëm i të cilit zgjati prej Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij më 1985, dhe nuk lejonte asnjë pakënaqësi.

Pamaturia ose divergjenca e vetme prej ideologjisë së tij do të mund t’ju kushtonte juve dhe familjes tuaj me burg. Besoj se ju keni përmendur se mund të përfundonit në burg edhe për gjëra të imëta, si, ta zëmë, po të dëgjonit «The Beatles»?

Pikërisht, veprime shumë minore do të mund t’ju kushtonin me ndëshkime juve dhe krejt familjes tuaj me internim të përjetshëm në ekzil ose burgje.

Dëgjimi i muzikës së ndaluar, si «The Beatles», ta zëmë, ose po të mundoheshe të shikoje televizione të vendeve fqinje, si Italia, Greqia dhe Jugosllavia. Si rezultat i kësaj, kishte një gjendje frike dhe pothuajse kurrfarë pakënaqësie.

Kulti i personalitetit rreth Enver Hoxhës ishte i hatashëm, i kultivuar dhe zbatuar me përkushtim e besnikëri të madhe. Ai ishte ylli ndriçues, Vëllai i Madh. Ata e quanin «Xhaxhi Enver».

Njerëzit e shihnin si figurë patriarkale, që me mençurinë dhe dashamirësinë e tij, do t’i printe Shqipërisë drejt daljes prej varfërisë dhe hyrjes në modernitet. Fotografia e tij ishte në secilin mur, fjalimet i citoheshin në secilin shkrim dhe emri i ishte gravuar në faqe malesh e kodrash.

Pas rënies së komunizmit, si do ta përshkruanit transicionin e Shqipërisë nga një shoqëri krejtësisht e mbyllur në një njëfarë demokracie të hapur?

Ka qenë kaos, punët të kryera shkel e shko, dhe në kohë të caktuar përshkuar prej dhunës – por gjithashtu kishte lëvizje drejt hapjes më të madhe. Shqipëria sot është një vend larg më i mirë se që ishte më parë. Është një vend, ku tani njerëzit mund të shprehin pak a shumë mendimet e tyre, dhe gëzojnë lirinë e fesë e lirinë e shprehjes.
Nuk mund ta krahasoni Shqipërinë e sotme me atë të kohës komuniste, por pas vuajtjes për pothuajse pesë dekada prej diktaturës, demokracia nuk ndërtohet me lehtësi.

Një prej gabimeve të mëdha të politikës perëndimore ishte që u besua se demokracia vjen vetëm me zgjedhje dhe reforma të tregut të lirë, dhe Shqipëria është një rast studimi se nuk shkon kështu kjo punë. Demokracia vjen prej institucioneve demokratike dhe kulturës demokratike, dhe këto janë dy gjërat që po i mungojnë sot Shqipërisë.

Cfarë roli ka luajtur politika amerikane në transicionin e Shqipërisë drejt demokracisë?

Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol të madh; është fuqia më e madhe e rëndësishme e huaj deri tani në transicionin e Shqipërisë. Pas Luftës së Ftohtë, shqiptarët, me refuzimin e tyre të komunizmit, ndërruan përnjëherë drejtim dhe lavdëruan Shtetet e Bashkuara. Gjëja më e rëndësishme për një lider shqiptar është të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Është nxitësi më i madh i popullaritetit që mund të fitoni kur të ktheheni në vendin tuaj.

Kështu që kjo marrëdhënie është shumë e fuqishme, por roli amerikan në Shqipëri ka qenë i përzier. Një prej kritikave kyç në librin tim është se si SHBA-ja u fiksua të liderët individualë në Shqipëri, e jo në institucione.
Politika amerikane, veçanërisht gjatë viteve të para, mbështeti liderin e ri të ashtuquajtur demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai fliste anglisht, i thoshte gjërat e duhura anglisht, ishte i vendosur të shkatërronte trashëgiminë e komunizmit, dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind.

Por ky ishte një tip i lig, që nuk toleronte asnjë kritikë, burgoste gazetarë, rrihte anëtarët e opozitës dhe mbante kontroll të hekurt. Shtetet e Bashkuara mbyllën sytë ndaj gjithë kësaj gjatë atyre ditëve, sepse ishte njeriu i tyre.
Kam intervistuar shumë zyrtarë amerikanë gjatë asaj kohe dhe ata kanë thënë: «Çfarë prisni prej një vendi që po del prej diktaturës?»

Ma merr mendja se ky ishte një gabim i madh, sepse leva e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ishte shumë e fortë dhe amerikanët do të mund ta mbështesnin ende Berishën, por tërhoqën linjat për të frenuar pushtetin e tij. SHBA-ja dështoi ta bënte një gjë të tillë, dhe Shqipëria edhe sot po e vuan atë gabim.

Cilat janë disa prej problemeve që ende e pllakosin Shqipërinë?

Mbase problemi më i madh i vetëm është mungesa e institucioneve – shtyllat e një shoqërie që ofrojnë shërbime dhe ruajnë kontrollin e njëra-tjetrës.

Është drejtësia, është media, është policia dhe policia sekrete që duhet të gjitha të operojnë bazuar në ligj në vend se t’i shërbejnë një fuqie politike.

Shqipëria sot ende është tmerrësisht e korruptuar, në nivele të ulëta dhe në ato të larta. Lidhjet ndërmjet biznesit dhe politikës ende janë shumë të forta dhe kjo është sfida më e madhe për një vend që të lëvizë përpara dhe t’i bashkohet BE-së.

A do të donit që njerëzit të dinin diçka në përgjithësi për Shqipërinë?

Abrahamas: Gjëja kryesore është se sa e vështirë ka qenë historia e këtij vendi. Koha komuniste është njolla më e madhe e zezë e kohës së fundit, por përpara kësaj, kishte vuajtje të tmerrshme dhe një trashëgimi pushtimi. Janë këta njerëz që kishin kaluar nëpër to, dhe po këta njerëz po mundohen të dalin prej gjithë kësaj historie të trazuar.

Ata qëndruan për pesë dekada në frigoriferin e akullt, dhe ai ende po shkrihet.

«Huffington Post»