Shqipëria U21 barazon me Hungarinë

Shqipëria U21 ka barazuar 2 me 2 si mysafire e përfaqësueses së Hungarisë në eliminatoret për Euro 2017.




Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi përmes Rej Manajt në minutën e 24-të, pak para se Prosser të barazonte gjithçka në minutën e 28-të.

Liridon Latifi riktheu epërsinë te kombëtarja shqiptare dy minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa Prosser barazoi gjithçka edhe njëherë në pjesën e dytë.

Shqipëria tani pas katër ndeshjeve është në pozitën e dytë të Grupit 4 me 5 pikë. Pozitën e parë e mban Portugalia me 9 pikë.