Shqipëria pëson humbje, mban gjallë ëndrrën

Dy gola të shpejtë në lojën shtesë i kanë mundësuar Serbisë fitoren në «Elbasan Arena».




Aleksandër Kolarov dhe Adem Ljajiqit kanë realizuar në minutat shtesë ndaj Shqipërisë në «Elbasan Arena» për t’i shkaktuar humbjen e dytë Shqipërisë.

Por, pavarësisht humbjes së dytë, ëndrra për kualifikimin në Euro 2016 nuk merr fund.

Kjo sepse, kuqezinjtë tani kanë një pikë më pak se danezët. Në xhiron e ardhshme, Shqipëria luan si mysafire e Armenisë dhe i duhet gjithsesi një fitore. Danezët nuk kanë më ndeshje të mbetura.